Pas kthimit nga SHBA, kryeministri Rama viziton ditën e hënë Kosovën

Pas kthimit nga SHBA, kryeministri Rama viziton ditën e hënë Kosovën

Albin Kurti dhe Edi Rama

Pas kthimit nga SHBA ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së, Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të hënën Kosovën, së bashku me një pjesë të kabinetit të ri qeveritar, pas fteses së bërë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në letër urimin e dërguar për formimin e qeverisë së re.

7 ditë më parë Albin Kurti e uroi Ramën me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë. Në një letër urimi dërguar Ramës për krijimin e qeverisë së re, Kurti nuk heziton ta ftojë atë të vizitojë Kosovën.

Kësaj ftese Rama iu përgjigj menjëherë pozitivisht, duke konfirmuar praninë e tij në Kosovë menjëherë pasi të kthehet nga Asmableja e OKB. Në një mendje të dy liderat janë treguar sa i përket zhvillimit të një mbledhje të përbashkët të të dy qeverie sa më shpejt. 

Në letrën e tij, Kurti shkruan se ky mandat i tretë i Ramës, është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Kurti tregohet i gatshëm për të bashkëpunuar për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.

Marrëdhëniet Kurti-Rama nuk kanë qenë asnjëherë të lehta, ku tensionet nuk kanë munguar për çështje të ndryshme, por pavarësisht këtyre duket se nuk mungojnë përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët. Forcimi i marrëdhënieve me Kosovën është edhe pjesë e programit të qeverisë 'Rama 3'.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Refiku: 24/09/2021 18:47

    Ti flasi vicit , se e po e ve kosoven kunder US njelloj si PD e sales…

    Përgjigju
    • Ra nga fiku: 25/09/2021 08:38

      Do ti flasè qè ç,ke me tè. Do ti tregojè se si bèhet shkaktari i 21 janarit, president. Se si bèhen tutorèt dhe drogaxhinjtè, ministra apo gratè e lehta drejtoresha. Se si bèhet fushatè zgjedhore me "ndihmèn" e Tom Doshit dhe mè pas koalicion me tè. Se si shiten interesat kombètare, duke bèrè "tè diturin" dhe tè dashurin e Vuçiç apo Janullave, aty ku duhet heshtje dhe strategji kombètare pèr hapat e duhura. Se si bèhet vèndi rrumpallè, me njè administratè tè korruptuar deri nè palcè, por nè tè njèjtèn kohè, propagandè pa pushim pèr hedhje hi syve qytetarève. Se si i detyron qytetarèt shqiptarè, tè shesin edhe tokèn e bukès, pèr tè bèrè 25 mijè paund, pèr tè hypur djalin nè kamionat qè hyjnè nè Britaninè e madhe. Pèrballè,,do ketè njè shqiptar, por qè meriton respekt ama. Ai, nuk èshtè as drogaxhi, as hajdut dhe as pazarxhi. Ai, e bèn me nder, familjen nga ka dalè dhe èshtè eukuar, ai nuk i shet interesat e kombit tek fqinjèt gjenocidalè. Nuk do ishte keq pèr ne tè vèndit amè, tè fillonim tè analizonim faktet dhe realitetin.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit