Pas largimit të LSI, PR i bën
kërkesë KQZ për komisionarë
Kodi Zgjedhor përcakton partitë në kolaicion që do të kenë të drejtë të përfaqësohen në KQZ, KZAZ, KQV. PR po shqyrton hapësirat ligjore për përfaqësimin e saj edhe në KQZ. Në pikëpyetje PBDNJ.
TIRANE - Menjëherë pas dorëheqjes së LSI si parti në koalicionin e djathtë, tashmë partia e dytë më e madhe në mazhorancë, ajo Republikane ka bërë kërkesë pranë
KQZ për përfaqësimin e kësaj partie në komisionet zonale si dhe në ato të qendrave të votimit. Kjo kërkesë ka 4 ditë që është depozituar, që në ditën e largimit të LSI nga koalicioni i djathtë.
Vetë Kodi Zgjedhor ka parashikuar që KZAZ po ashtu dhe KQV përbëhen nga dy anëtarë që propozohen nga partia kryesore e shumicës parlamentare, dy anëtarë propozohen nga partia kryesore e opozitës parlamentare, një anëtar propozohet nga partia e dytë e shumicës parlamentare dhe një anëtar propozohet nga partia e dytë e opozitës parlamentare.
“Menjëherë pas dorëheqjes së LSI nga kolalicioni i djathtë, ne depozituam në kQZ një kërkesë, ku kërkojmë përfaqësimin tonë në komisionet që janë në varësi të këtij komisioni dhe që ka të përcaktuar dhe Kodi Zgjedhor. Kërkojmë që në bazë të këtij kodi të zbatohet ligji përsa i takon përfaqësimit tonë në të gjitha nivelet e komisioneve zgjedhore.
Presim një vendim nga ky institucion”, shprehet për gazetën Shqiptarja.com. sekretari i Përgjgithshëm i Partisë Republikane, Arjan Madhi. Por nga ana tjetër kjo do të sillte dhe zvendësimin e komisionerëve të propozuar nga partia e dytë e madhe në opozitë, pas PS, PBDNJ. Në të njëjtën kohë Madhi nuk përjashtoi mundësinë se PR do të kërkojë edhe përfaqësimin në KQZ.
“Kjo është një çështje që kërkon shpjegim të gjerë juridik. Po shqyrtohen të gjitha pozitat juridike edhe për këtë çështje, këtë do ta kërkojmë edhe në Kolegjin Zgjdhor”, shprehet Madhi. Gjithësesi kjo mbetet për tu parë pas regjistrimit të koalicioneve politike në KQZ.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur edhe anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj. “KQZ merret vetem me zvendësimin e të gjithë komisionerëve të KZAZ dhe KQV. Kjo bëhet në bazë të Kodit Zgjedhor, i cili ka të përcaktuar se do të jetë balanca me partitë që janë në koalicion me njëra- tjetrën”, tha ai.
PBDNJMe kalimin e LSI me të majtën, tashmë ajo konsiderohet si partia e dytë më e madhe në opozitë pas PS, çka i jep asaj që të ketë dhe ajo të drejtën e përfaqësimit në komisionet zonale dhe qendrave të votimit. Por ajo që mbetet në pikëpyetje është pikërisht fati i PBDNJ duke marrë parasysh se ka përfunduar procedura e propozimeve të anëtarëve të KZAZ.
Edhe në KZAZ LSI dhe PBDNJ përfaqësohen nga një anëtar i propozuar. Kjo do të sille ndryshimin e raportit të balancave në KZAZ. Aktualisht nga 89 Komisione të Administrimit të Zgjedhjeve, të dytat për nga rëndësia pas KQZ, 45 janë me shumicë socialiste, dhe 44 me shumicë demokratësh, çka do të sillte të gjitha KZAZ me shumicë të opozitës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
68.3%
-
Jo
28.8%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55