Mes emocionesh mbyllet kapitulli i maturës shtetërore/ Nxënësit: Provimi shkoi mirë, ndihemi të çliruar që mbaruam

TIRANË- Maturantët përmbyllën sot kapitullin e maturës shtetërore duke dhenë provimin e fundit, të lëndës me zgjedhje. Mes emocionesh dolën nga dyert e shkollës, ku nuk mungua as përqafimet mes tyre. Brenda datës 23 qershor maturantët do të marrin rezultatet e testeve, ndërsa më 1 korrik do të fillojë shpërndarja e diplomave.

Nga dyert e shkollës maturantët dolën mes emocionesh. Edhe pse rastet me COVID-19 janë në rritje, grumbullimet mes maturantëve vijuan pa asnjë masë mbrojtëse.

Brenda datës 23, qershor maturantët do të kenë përgjigjet e 4 testime të  maturës shtetërore, ndërsa më 1 korrik do të dalin dhe diplomat. Ky vit i pazokontë për maturantëve i ka privuar nga mbrëmja e maturës dhe ceremonisë së hedhjes së kapeles, që janë pritur me padurim nga ta, përgjatë 3 viteve të gjimnazit.

Më herët, maturantët janë testuar në provimin e Gjuhë- Letërsisë, test ky i cili ka ngjallur reagime të shumta pasi nxënësit kanë akuzuar ministrinë e Arsimit se teza e provimit kishte shumë gabime dhe pyetje që nuk testonin njohurit, por i ngatërronte ato. Pyetja e famshme "Çfarë bëri Turi" dhe përfshirja e autorit Lasgush Poradeci ngriti maturantët në protestë për 3 ditë me radhë, e ndërsa Ministria e Arsimit si përfundim njoftoi se pyetjet që janë kundërshtuar nuk do të jenë pjesë e vlerësimit.

Ndërkohë, ndryshe nga sa ndodhi me Gjuhë- Letërsisë, për maturantët provimi i matematikës ishte i nivelit mesatar. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:22
Kukës/ Maturantët e Gjimnazit 'Havzi Nela' gati për provimet me zgjedhje nën masa anti-covid (VIDEO)

KUKËS- Maturantët e Gjimnazit "Havzi Nela" do t'i nënshtrohen ditën e sotme provimeve me zgjedhje, duke e mbyllur ciklin e sistemit parauniversitar.

Ata janë futur në ambientet e shkollës me radhë në distancë nën masa të rrepta për shkak të përhapjes së koronavirusit. Me maska kirurgjikale, doreza në duar, dezinfektim në ambientet e brendshme dhe matja e temperaturës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katoliku: 18/06/2020 17:36

    Nderroni tezen se ishte e veshtire. Hahaha. Ketu ne Albanistan mos te genjeje mendja njeri se merr arsimim te vlefshem.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës