Pas lindjes së djalit, zbulohet arsyeja pse Meghan Markle i dha fund lidhjes 9-vjeçare me ish-bashkëshortin

Pas lindjes së djalit, zbulohet arsyeja pse Meghan Markle i dha fund lidhjes 9-vjeçare me ish-bashkëshortin

Dukesha Meghan Markel është në qendër të vëmendjes së gjithë botës dhe për më tepër tani që ka sjellë në jetë djalin e Princ Harryt. Tani ajo është pjesë e Pallatit Mbretëror, por herë pas here kthehet në vëmendje e shkuara e saj si aktore dhe martesa e parë me producentin Trevor Engelson.

Në një dokumentar të Channel 5 është treguar arsyeja se pse çifti i dha fund lidhjes pas 9 vitesh.

Dukesha e Sussex-it u njoh me Engelson në vitin 2004, kur sapo kishte filluar karrierën e aktrimit. Shtatë vite më vonë, çifti u martua në një ceremoni në plazhet e Xhamajkës. Ndërsa dy vite më vonë, Meghan firmosi kërkesën për divorc.  

Sipas korrespondentit mbretëror, Ashley Pierson ishte karriera e Meghan ajo që solli shkatërrimin e martesës mes saj dhe Trevor. Kur Meghan u bë pjesë e ‘Suits’ asaj i duhej të udhëtonte dhe ishte gjithë kohën larg Trevor-it. Ndërkohë që ajo po kapte kulmin e suksesit, karriera e Trevor ishte në rëni. Situata mes tyre u tensionua aq shumë sa që Meghan i ka kthyer unazën ish bashkëshortit me postë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë