Pas Lord Bajron, Yahoo Travel
tregon anën turistike të Shqipërisë

Pas Lord Bajron, Yahoo Travel<br />tregon anën turistike të Shqipërisë
Lord George Gordon Bajron është një shkrimtar anglez i lindur në vitin 22 janar të vitit 1788.

Ai është autor i një prej kryeveprave botërore Çajld Harold.



Por, shkrimtari njihet në historinë shqiptare për udhëtimin që zhvilloi në vitin 1809 në jug të shqipërisë, ku i dedikoi faqe dhe fjalë në veprën Çajld Harold.

Në aventurën e tij Bajroni ishte i shoqëruar nga miku i tij Cam Hobbouse dhe ishin në moshën 20-vjeçare.



Qëllimi i vizitës së tyre ishte të takoheshin me Ali Pashë Tepelenën në Janinë.

Ky lajm përveçs mbahet mend në historinë e shqipërisë, ekziston edhe në kujtesën botërore pasi Yahoo Travel i ka kushtuar një reportazh maleve dhe vendeve të vizituara nga Lord Bajron.



Pas vizitës në vendet fqinje të Shqipërisë ishte radha të niste aventurën në kufirin shqiptaro-grek duke vazhduar në qytetin e “gurtë” të Gjirokastrës dhe më thellë drejt Grykës së Këlcyrës, luginës së lumit Drin.

Yahoo nuk ka lënë pa përmendur pikat ku mund të ndalohet gjatë kësaj rruge si kishën bizantine Labovë e Kryqit, manastirin bektashi të Melen, kalatë, insitucionet fetare etj.



Ndërsa sa i përket traditës së kuzhinës Yahoo ka përmbledhur ëmbëlsira, kafe të fortë turke, pijen tradicionale raki dhe djathin e bërë me dorë që gjendet akoma sot.

Gjithashtu, përmendet në prezantimin e shqiptarëve mikpritja e vendasve, bujtinave nëpër ndalesa që e bëjnë më të bukur udhëtimin.



Ndërsa më tej, Yahoo sugjeron emrin e Aulon Tares për të njohur më mirë rrugën e Bajronit, i cili është i pari që ka ecur pas gjurmëve të shkrimtarit bashkë me disa vizitorë të huaj.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)

20/5
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump