Pas “Lungomares”, ja projekti tjetër që do ta zbukurojë edhe më shumë Vlorën

Pas “Lungomares”, ja projekti tjetër që do ta zbukurojë edhe më shumë Vlorën

Projekti i rehabilitimit të bulevardit "Ismail Qemali" në Vlorë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka paraqitur projektin rehabilitues i cili do të shndërrojë bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.

Pas përfundimit të “Lungomares”, duket se rehabilitimi i radhës do të ketë gjithashtu një impakt të madh te ndryshimi te qyteti bregdetar.

FSHZH-ja bën me dije se guri që do të përdoret për shtrimin e Bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë është me origjinë nga zonat e Vlorës, Beratit dhe Lezhës. Janë 5 lloje tonalitetesh të gurëve të përzgjedhur dhe kryesisht mbizotëron ngjyra gri dhe bezhë, tipike e gurëve të Malësisë së Vlorës. Gurët do të shtrohen në 4 modele mozaikësh, që do të jenë të shpërndarë në një sipërfaqe prej 63,000 metra katrorë.

Ndërkohë po punohet me nënshtresat në trup të rrugës, si dhe me vendosjen e tubave të ujësjellësit në të dyja anët e rrugës. Paralelisht me këto punime vazhdon betonimi i të gjitha pusevate të ujësjellësit dhe të linjave rezervë.

Projekti për rikonstruksionin e bulevardit “Ismail Qemali” Vlorë financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës dhe parashikohet të përfundojë në pranverën e vitit të ardhshëm. Bulevardi “Ismail Qemali” do të lidhë monumentet historikë dhe kulturorë të Vlorës, që sot janë të ndarë dhe të palidhur, për të krijuar bërthamën kulturore dhe historike të qytetit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 15/05/2018 15:36

    Ore mos e pëmendni termin “Malësi e Vlorës” se leprit vlonjatë gjoksgropë do t’iu shajnë sepse e mbajnë veten për lepuj fushorë duke i quajtur malsorët në pergjithesi kur është fjala për ta, malokë, thua se lepujt vlonjatë nuk janë malokë.

    Përgjigju
    • Drejtesia: 16/05/2018 13:20

      Ti o lepur- kafsha duhet ti japësh kuptim asaj që thua! Se stani nuk bëhet as me kafshë dhe as me lepuj -kafshë. Sa i perket fushes malsia i ka fushat në male me vargë te gjat për mos tu futur ne atë malin me gropa!

    • Lepri: 15/05/2018 16:53

      Na rrofsh ko**t me leprave

    • Çentrale: 15/05/2018 16:50

      Pirdh ti pirdh se Vlora s'do t'ja dije për lloj lloj zvarranikesh. Hallet e saj i zgjidh vetë herë me të mirë e herë si i do gomari drutë, e kur ka nevojë Shqipëria ja zgjidh edhe asaj hallet

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve

Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Babai yt Edi Rama e lavdëron SPAK kur godet opozitën, por e sulmon kur i cenon interesat e oligarkëve