Pas Lushnjës është tronditur edhe Fushë Kruja, ku një shpërthim është regjistruar në lagjen Zallë. Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer ne një banesë në Fushë Krujë ku sipas të dhënave paraprake nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se rreth 30 gram tritol është vendosur në pjesën e pasme të banesës së Hajrulla Baftjarit me origjinë nga Kukësi.
Policia dhe grupi hetimor ka mbërritur në Lagjen Zallë të Fushë Krujës dhe ka nisur procedurat për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë- Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:40, në lagjen "Magaze", Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.