Pas Malit të Zi dhe Serbisë edhe Turqia sfidon hapur COVID-19, mijëra qytetarë dhe Erdogan në ceremoninë mortore të teologut
Ceremonia mortore e teologut turk Muhammed Emin Sarac, i cili humbi jetën si pasojë e COVID-19 ka bashkuar në Stamboll mijëra persona duke thyer kështu masat anti-Covid.
Ceremonia mortore e teologut turk Muhammed Emin Sarac
Redaksia 22 Shkurt 2021, 14:14 | Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 14:27
TURQI- Ceremonia mortore e teologut turk Muhammed Emin Sarac, i cili humbi jetën si pasojë e COVID-19 ka bashkuar në Stamboll mijëra persona duke thyer kështu masat anti-Covid.
Në Ceremoninë e mbajtur i pranishëm ishte dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
Ndonëse të pajisur të gjithë me maska, pjesëmarrësit në varrimin e teologut ishin shumë pranë njëri me tjetrin, duke shkelur një nga rregullat kryesore për të luftuar pandeminë, atë të distancimit social.
Muhammed Emin Sarac ndërroi jetë ditën e premte në banesën e tij, pasi prej disa ditësh ishte prekur nga koronavirusi. Teologu i njohur ishte një nga predikuesit e Xhamisë Fatih në Stamboll, atje ku u mbajt dhe funerali i tij. i ndjeri ishte mik i afërt me Erdogan, ky i fundit nuk ka kursyer vlerësimet për të .
Sjellje të ngjashme kanë ndodhur më parë edhe në Mal të Zi dhe Serbi, pas vdekjes së krerëve të kishës ortodokse, duke shkaktuar valë të shumta reag`imësh.
Turqia regjistron 2.6 milionë të infektuar me koronavirus që nga nisja e pandemisë, 27 983 prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkohë që prej muajsh në vend ka shtetrrethim gjatë natës dhe në fundjavë.
Shtete religjioze,me Kollona fetare,si Greqia Serbia e Mali Zi,ashtu edhe Turqia,ku ligjin e bën Kleri!..të gjitha të ndërtuara artificialisht nga Kleri në TRoje Autoktone Pellazgo Ilire
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.6%
Vendos filtra
16.4%
Nuk e di
3%
Vota total: 7519
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Shtete religjioze,me Kollona fetare,si Greqia Serbia e Mali Zi,ashtu edhe Turqia,ku ligjin e bën Kleri!..të gjitha të ndërtuara artificialisht nga Kleri në TRoje Autoktone Pellazgo Ilire
Përgjigju