Pas martesës në Maldive, Albani dhe Miriami kanë një super surprizë (FOTO)

Pas martesës në Maldive, Albani dhe Miriami kanë një super surprizë (FOTO)

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë surprizuar fansat teksa ndanë fotot e martesës së tyre nga Maldivet. Pas 12 vitesh dashuri ata i thanë po njëri tjetrit në një ceremoni shumë private e romantike.

Por e gjithë festa nuk mbaron me kaq. Miriami ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi shumë romantike, në të cilën shihet hija e saj dhe e Albanit në një perëndim dielli. Këngëtarja e shoqëroi foton me mbishkrimin: “30.05.2019” dhe me një ‘emoji’ dhurate.

‘Përveç ditëlindjes tënde po vjen dhe një surprizë domethënë', ka shkruar Skënderaj poshtë fotos. Pas këtij komenti të gjithë kanë kuptuar se Miriami dhe Albani në 30 maj do të publikojnë një këngë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e cila mund të mbajë titullin “Duam”.

Ose mund të jetë ceremonia e dytë martesore që ata kanë pohuar se do të bëhet në Shqipëri. Albani dhe Miriami na lanë plot dilema me surprizën që janë duke përgatitur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

Sot 5 vite nga themelimi i SPAK, SHBA mbështetje për reformën në drejtësi! Zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Tiranë