Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme

Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme

Masakra e Magdeburgut në Gjermani, ka bërë që shumë vende të tjera të shtrëngojnë masat për shtimin e sigurisë së qytetarëve.

Drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes së qytetarit kanë mbajtur një mbledhje të jashtëzokonshme orët e fundit. Mësohet se është vendosur që të vihen në fuqi masat e shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme.

Vëmendja kryesore është kryesisht në rrugët kryesore tregtare dhe qendrat tregtare, në qytetet apo fshatrat festivë në prag të Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit. Ndër masat kryesore janë patrullimet intensive në grupe me policë dhe civilë.

Ndërkohë në pikat kufitare, tokësore apo edhe aeroporte, do të ketë mbikëqyrje të shtuar. Gjithashtu bëhet me dije se autoritetet greke janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet gjermane për çdo informacion që mund të jetë i dobishëm.

Greqia është ndër vendet që ka reaguar menjëherë me shtimin e masave pas masakrës në Gjermani, ku mbetën të vdekur 15 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë. Më herët, Britani e Madhe dhe Italia kanë deklaruar shtimin të masave për periudhën e Krishtlindjes.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet