Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e Ambasadorit të BE, Luigi Soreca ku ky i fundit kërkonte që palët politike të ulen në dialog dhe jo të hyjnë në tre palë zgjedhje siç kërkon presidenti Meta.

Manjani shkruan se “që ta mbledhë mendjen Soreca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!”  Sipas Manjanit zgjedhjet Parlamentare janë fillimi i zgjidhjes së çdo gjëje tjetër. Kujotjmë se në lidhje me deklaratën e Sorecës ka reaguar edhe Meta i cili i ka drejtuar 10 pyetje Sorecës. Kreu i shtetit shprehet se një nga shqetësimet dhe vërejtjet e tij për delegacionin e BE gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë se nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të nxitur një dialog real midis palëve.

Reagimi i plotë:

Që ta mbledhë mendjen Soreca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!  Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria. Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt.Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s’dinë të lexojnë. Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.  Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm. Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak. Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik. Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjeshjesh parlamentare asgjë tjetër.  Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik profesor Artan Fuga.  Zgjedhjet parlamentare janë fillimi i zgjidhjet se çdo gjëje tjetër. Kjo Shqipëri nuk është gati t’i bashkngjitet Europës, megjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë… Zgjedhjet parlamentare, ku populli shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën.  Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje eshe si popullo Serb, Maqedonas e Grek. Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?! Kjo është çështja! Të tjerat janë pallavra”, shkruan Manjani.