Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, me anë të një reagimi të gjatë është shprehur se fokusi i Shqipërisë duhet të jetë në krijimin e SPAK si dhe tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Deklarat e Sorecës vjen një ditë pasi presidenti Meta dha një opsion zgjidhje sipas tij, ku më 13 tetor të kryhen zgjedhje të trefishta, ato të përgjithshmet, zgjedhjet lokale si dhe zgjedhjet për President.
Kujtojmë se Presidenti Meta ditën e djeshme pati edhe një reagim të ashpër kundrejt ndërkombëtarëve. Ai sulmoi edhe SHBA duke thënë se janë Qesharakë, ngatërrestar, intrigantë dhe që bëjnë lojë ambasadash.
Si një përgjigje për Metën, ambasadori, Soreca ka thënë se BE do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët besojnë fuqishëm në të ardhmen evropiane, ndërsa shton se Gjykata Kushtetuese pas krijimit do të jetë në gjendje të qartësojë situatën madje edhe çështjen e zgjedhjeve.
Ndër të tjera Soreca ka dhënë edhe një mesazh për politikën në vend duke thënë se duhet të angazhohen për tu ulur në dialog në mënyrë që të kapërcehet situata aktuale.
"Është koha që qeveria, opozita dhe institucionet e tjera të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale" ka shkruar ai.
Më pas ambasadori, Soreca thekson se të gjitha Institucionet dhe udhëheqësit politikë duhet të përqëndrojnë përpjekjet e tyre në këto objektiva në pikëpamje të vendimit, vendimtar të KE në tetor.
Reagimi i plotë:
"Është koha që qeveria shqiptare, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri dhe të angazhohen urgjentisht në dialog për të kapërcyer situatën politike aktuale. Është gjithashtu koha të ecet përpara me reformat e sundimit të ligjit.
Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është i pakthyeshëm. Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe rikthimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese. Sapo të përfundojë procesi rigoroz i rivlerësimit të kandidatëve, SPAK do bëjë të mundur që Shqipëria të rrisë më tej luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të qartësojë të gjitha çështjet e pazgjidhura në lidhje më të drejtat kushtetuese, përfshi çështjet zgjedhore.
Lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë në mënyrë të përditshme. Prokuroria duhet të hetojë çdo formë të dyshuar të korrupsionit, përfshi shkeljet zgjedhore dhe blerjen e votave, në zbatim të ligjeve ekzistues. Për të konfirmuar që cikli i drejtësisë penale funksionin efektivisht është gjithashtu e rëndësishme që gjykatat të japin dënime përfundimatre mbi akuza të pazgjidhura për çështje serioze të krimit të organizuar.
Gjithashtu, duhet të rinisë me shpejtësi puna ndërpartiake për reformën zgjedhore. Të gjitha institucionet shqiptare dhe liderët politikë duhet të përqëndrojnë përpjeket e tyre në këto objektiva, në kuadër të vendimit të rëndësishëm të Këshillit Evropian në tetor. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të cilët bësojnë fuqimisht në të ardhmen evropiane të vendit të tyre" shkruan Soreca.
Spaku te jete gati para se te jape dorheqjen Meta , keshtu qe ka mundesi qe populli te njohe me mire vjedhjet dhe prapaskenat e hajdutit nga skrapari.
PërgjigjuShkelqesi juaj po te hysh ne debat me ramen te dergon direkt te debatosh me ndihmes bahcevanin e tij sepse eshte niveli qe te pershtatet
PërgjigjuTe ngresh spak dmth rama nuk ka mundsi te kandidoje Bashke me te 90% e politikes Pyetja eshte a eshte rama i atij kalibri qe te sakrifikoje veten duke marre me vete te gjithe? Un them jo, nuk eshte...
PërgjigjuDuhet te ecim me afate kohore zoti ambasador
PërgjigjuBravo, ate hajdutin mos e permendni as si institucion.Lereni te lehe si qen rrugesh. Eshte turp per vendin qe nje hajdut dhe antishqiptar si ai ulet ne ate karrige dhe perdhos ate institucion te nderuar
Përgjigju