Pas lajmit të hidhur mbi vdekjen e mjeshtrit të humorit Paulin Preka, Meta ka shprehur ngushëllimet e tij
" Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh, Paulin Preka lë pas një boshllëk të madh dhe të pazëvendësueshëm në artin shqiptar.
Shkodra humbi një personalitet, që simbolizonte humorin e saj brilant dhe shpotitës, ndërsa teatri dhe kinematografia një aktor me dimensione të mëdha, që me karakteret dhe rolet e dashura që luajti, i dha rreze gëzimi një populli të izoluar në errësirë për dekada.
I skalitur në memorien e publikut shqiptar, kujtimi i tij do të mbetet i paharruar dhe gjithmonë i respektuar!
Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve!
Të prehet në paqen e merituar!" shprehet Meta.
Lajmi kryesor: