Pas ndarjes, Rob Kardashian
akuzon Rita Orën për tradhëti

Pas ndarjes, Rob Kardashian <br />akuzon Rita Orën për tradhëti
Rob Kardashian dhe Rita Ora nuk janë më në një lidhje së bashku. Por menjëherë pas ndarjes Rob ka hedhur disa akuza mjaft të rënda në drejtim të këngëtares me origjinë kosovare.

Sipas një statusi të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, Rita e ka tradhtuar më shumë se një herë vëllain e Kim Kardashian.

“Ajo më ka tradhëtuar me rreth 20 djem ndërkohë që ishim të lidhur, pyes veten se me sa do të flej ajo tani që jemi ndarë? Por unë pyes veten, 20?!!!” .

Si ka mundësi që një vajzë kaq e zënë me ngritjen e karrierës së saj, të ketë kohë të flejë me gjithë këta njerëz, ndërkohë që ishte në një lidhje?!!! Më vjen për të vjellë..!!”,- ka shkruar Kardashian.

Më pas ai i ka fshirë këto statuse nga Twitter por tashmë ato ishin marrë nga mediat.

Vetëm pak kohë më parë kur Rita erdhi në Shqipëri për 100-vjetorin e Pavarësisë ishte vetë Rob i cili komentuar pozitivisht për ardhjen dhe performancën e saj.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!