Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO + VIDEO)

Dy autobusë me tifozë të sport klub të Skënderbeut u sulmuan me sende të forta pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin që u luajt mbrëmjen e 17 majit në stadiumin “Air Albania’

 Partizani fitoi 1-0 kundër Skënderbeut në gjysmëfinalen e "Final 4" dhe është finalisti i parë për në finalen e 26 majit.

Tifozët kanë kërkuar ndihmën e policisë së Elbasanit në hyrje të qytetit, i njohur dhe si rrethrrotullimi i luleve ku dhe janë kryer veprimet hetimore.

Nga pamjet e mbërritura në redaksi autobusi ka xhama të thyer apo dhe shenja se janë goditur me gurë. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Pasi janë kryer veprimet hetimore autobusët me tifozë janë larguar për të vijuar rrugën drejt qytetit të Korçës.

 

S.G/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet