Pas ngjarjes tragjike në Himarë të martën, Policia Kufitare ka marrë vendimin për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve motorike në ujërat e plazheve të Sarandës dhe Ksamilit.
Ky vendim parashikon se asnjë mjet uji jetski dhe skaf nuk do të lejohet të akomodohet dhe qarkullojë në ujërat e 140 plazheve private dhe 5 plazheve publike në Sarandë dhe Ksamil.
Të gjitha stacionet e deritanishme të skafeve dhe jetskive kanë qenë të paligjshme, pasi Bashkia Sarandë nuk ka dorëzuar kërkesë në Policinë Kufitare për asnjë nga këto stacione të cilat kanë funksionuar deri tani nëpër plazhe.
Vendimi përjashton vetëm mjetet ujore të licencuara për udhëtime turistike, të cilat do të lejohen të dalin vetëm nga Porti dhe nga Limani dhe nuk do të lejohet hyrja dhe dalja e tyre nga territoret e plazheve apo mole të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të cilat nuk janë të licencuara.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë u regjistrua më 2 gusht në plazhin e Potamit në Himarë, ku Arjan Tase duke drejtuar gomonen ka goditur për vdekje një 7-vjeçare. E mitura Joanda Avdia ishte duke u larë në det ku është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Drejtuesi i gomones ishte shefi i policimit në komunitet në Elbasan, ndërsa drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e përjashtoi Arjan Tasen përfundimisht nga policia.
D.GJ/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.6%
-
JO
76.4%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 5574
Lajme të tjera
-
U mbollën dy vite më parë, thahen pishat në Sarandë! Drejtori i gjelbrimit: Mund të jetë prishur rrënja nga pakujdesia në transport
27 Mars, 18:43
-
Ndërtoi pa leje një hotel 7-katësh dhe e legalizoi, vetëdorëzohet ish-Drejtori i ALUZINI-t në Sarandë
27 Mars, 16:42
-
Jorgo Goro dorëhiqet si kryebashkiak: Himara, shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes Shqipërisë e Greqisë! Pas arrestit, shtrohet në spital
27 Mars, 12:10
-
VIDEO/ Futej nëpër shtëpi në Himarë e vidhte, arrestohet 46-vjeçari
27 Mars, 10:51
-
Himara pa kryetar, Halit Valteri në 'Studio Live': Me arrestimin e Goros, SPAK tregoi se nuk është kapur nga Rama
26 Mars, 17:16
-
Himara drejt zgjidhjes së 'ngërçit', një nga dy nënkryetarët merr drejtimin e bashkisë, Blerina Bala pretendentja kryesore
26 Mars, 11:36
-
Arrestimi i Goros, deputeti i PS Ndreca: Bashkia Himarë do shkojë drejt zgjedhjeve të reja
25 Mars, 19:37
-
2 ditë nga arrestimi i Goros, qytetarët vijojnë përgatitjet për sezonin turistik! Banorët: Të gjendet një zgjidhje
25 Mars, 14:41
-
Arrestimi i Jorgo Goros, Zbardhet dosja/ 5512 m2 tokë shtet u bë e Stavri Mëhillit! 10 ditë më pas shoqëria e Artan Gaçit i transferoi në llogari 12.6 mln lekë
25 Mars, 14:11
-
2 ‘kryetarë’ në burg, rebusi i kryebashkiakut të Himarës! Për zgjedhje pritet Apeli për Belerin! Juristi: Duhet komanduar 1 anëtar këshilli
25 Mars, 13:46
-
U arrestua për tjetërsimin e dy pronave, Jorgo Goro jep nesër ‘llogari’ në GJKKO! Kreu i Bashkisë Himarë në bllokun e sigurisë në Tiranë
25 Mars, 07:19
-
Himarë/ Ndërtoi pa leje në plazhin e Shpellës, vihet nën hetim 50-vjeçari
24 Mars, 15:26
NE FOTO ATO ATY JANE NE DET ,,,ATO NUK DUHET TE BEJNE ME AS DHE NJE METER....
Përgjigju