TIRANE- Pas më shumë se një muaji e gjysmë mbyllur, gjykatat do të hapin dyert ditën e sotme e në vazhdim për qytetarët. Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi që sot të rifillojë veprimtaria e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë, "për çështje të ngutshme" dhe nën masa të rrepta sigurie për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
"Nëse keni një çështje të ngutshme, kur diçka e tillë ju është komunikuar prej personelit të gjykatës. Nëse nuk ju kanë kontaktuar nga gjykata, komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj. Në këto masa përfshihen dezinfektimi, pastrimi i rregullt, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithë individëve në gjykatë, si midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës, marrja e masave për pajisjet mbrojtëse personale, si maska, doreza, etj. Në lidhje me këto, Këshilli po përgatit rregulla të hollësishme", njofton KLGJ.
Megjithatë KLGJ-ja thekson se seancat gjyqësore të çështjeve administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara në të gjitha gjykatat. Afatet për ngritjen e padive, për paraqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural në çështjet administrative, civile dhe penale të një natyre jo të ngutshme vazhdojnë të jenë të pezulluara.
Komente











Kur mundet te perfundojme procesin e denimit te klanit te Ardjan Iljazaj ish drejtorit te hipotekes ne Durres i cili eshte pasuruar mjaftueshem me korrupsion. Per kete rast i jam drejtuar edhe KLGJ sepse duhet patjeter ti sekuestrohet pasuria ketij individi qe akoma perfiton nga korrupsioni ne0ermjet fijeve te tij ne Kadaster si Ervin Krymbi, sektori i protokollit ku eshte sekretare gruaja e shokut te tij te ngushte si dhe Erjon Rrushi kamikazi qe ka shkruar disa kartela pasurie te fallsifikuara per pasuri imagjinare. Ju lutem Shqiptarja.com ta marre parasysh kete koment dhe te me kontaktoje per informacione.
Përgjigjui klasifikon ligji procedural. sigurim padie eshte mjeti procdural. kjo lloj kerkese eshte e ngutshme dhe vetem kjo gjykohet sipas aktit normativ se bashku me vleresimin e arresteve.
PërgjigjuPer ceshtjet e ngutshme qe do partia, qe ju ka kapur per hunde qe diten qe ju ka piketuar per aty ku ju ka cuar. Sollare qe vini verdalle kot e shijoni ofiqet e punes e qe mezi prinsi te merri urdhera nga facebooku. Te paafte.
Përgjigjukush e klasifikon te ngutshme ? Gjygjtari i Kck ? Te gjithe qytetaret i konsiderojne te ngutshme hallet e tyre, por mbaron pune kush paguan Pra shtohet edhe nje gjobe e re!
Përgjigjushume e sakte, ketu ku punoj une i kane caktuar cfare eshte urgjente dhe jane bere publike per njerezit