Pas Noizyt edhe Stresi anulon koncertin e tij në Vushtri pasi dhunuan personazhin e TikTok, reperi: Më është ngritur fletarrest

Pas Noizyt edhe Stresi anulon koncertin e tij në Vushtri pasi dhunuan personazhin e TikTok, reperi: Më është ngritur fletarrest

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, apo siç njihet me emrin artistik, Stresi, ka anuluar koncertin e tij në Vushtri në Kosovë, pasi ndaj tij është lëshuar një urdhërarrest.

Lajmin e ka dhënë vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur se fletarresti ndaj tij është lëshuar për shkak të ngjarjes në një klub nate në Pejë, ku dyshohet se Stresi së bashku me reperin Noizy dhe një grup tjetër, kanë dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni, në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.

“Njoftim! Desha vetëm të ju njoftoj që mbrëmja e paraparë të mbahet sonte në Vushtri, shtyhet për një datë tjetër, për arsye se më është ngritur një flet arrest nga rasti ndodhur në Pejë.

Për datën e radhës do ju informoj shumë shpejt. I juaji Stresi”, ka shkruar reperi në reagimin e tij në InstaStroy.

Edhe Noizy anuloi një koncert të tij në Ferizaj, pasi ishte shoqëruar në polici për të njëjtën ngjarje.

“Ferzaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju pasi po më shoqërojnë në polici! Shihemi herë tjetër”, ka shkruar ai, në një postim që tashmë është fshirë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf