Pas padisë në SPAK, Berisha i përgjigjet Aishe Haklajt: Motra jote vrau në mes të kafenesë, ishit bandë me uniformë

Pas padisë në SPAK, Berisha i përgjigjet Aishe Haklajt: Motra jote vrau në mes të kafenesë, ishit bandë me uniformë

Ish kryeministri Sali Berisha

TIRANË- Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pas padisë së bërë në SPAK nga Aishe Haklaj, ku e akuzon për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. Berisha i është përgjigjur me një kundër akuzë, sipas së cilit  njëra nga motrat Haklaj, Zylfia është vrasëse dhe ka vrarë dy njerëz në mes të kafenesë.

“Njëra prej tyre është vrasëse e mirëfilltë, Zylfia, ka vrarë në mes të kafenesë 2 vetë dhe absolutisht kjo ka vrarë. Është bandë shtetërore, ishin kapitenë, oficerë të gjithë me grada ishin ata.  Ata e nxjerrin se sipas tyre i kam vrarë unë. Vërtetë janë vrarë shumë, por kanë vrarë shumë më tepër dhe vrasjet e tyre janë më të shumta se të 100 viteve të marra se bashku në Tropojë. Tropoja ka qenë vend me shumë pak vrasje”, tha Berisha, në një intervistë televizive. 

Ish kryeministri shprehet se ai nuk ka asnjë lidhje me Haklajt në Tropojë, duke drejtuar gishtin nga ish kreu i  SHISH, Fatos Klosi.

“Ata nuk kanë asnjë lidhje me mua. Kanë qenë shumë të lidhur me të majtën. I manipulonte Fatos Klosi edhe pse iu vuri minat.  Me mina u vranë një pjesë, nuk ua vunë kundërshtarët. Ua vunë pasi u vranë punonjësit e OSBE dhe ua vuri shteti.  E ka sjellë në SPAK Klosi me Ramën që të bëjnë zhurmë. SKAP është parti, e mbajtën në PS. Haklajt u vranë shumë, por edhe ata kanë vrarë më shumë, ishin bandë shtetërore me uniforma. Si do kemi frikë unë nga ata? Ajo është në misionin e SKAP”, tha Berisha.

Aishe Haklaj, e ardhur nga Suedia dëshmoi për 12 orë në SPAK, lidhur denoncimin ku akuzohet ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo ishte hera e parë që Aishe Haklaj merrej në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.  Ajo u mor në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha,  Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Labi: 04/05/2023 20:46

    Eshte dora jote ne vrasjet e haklajve mor fytre e peshtire, te njofin shqiptaret qe gjmon hedh balte mbi te tjeret, do vi dita do mblidhen te gjitha kriminel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja