Situata në Ballkan po përkeqësohet dhe fitili i fuçisë ballkanike të barutit mund të ndizet në çdo moment për shkak të veprimeve ekstremiste të shqiptarëve, apo inkurajimit të drejtpërdrejte të perëndimorëve, tha zv. Ministrja e Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova.
“Situata në Ballkan po përkeqësohet, fitili i fuçisë ballkanike të barutit mund të ndizet në çdo moment për shkak të veprimeve të ekstremistëve të Kosovës, me bashkëfajësinë dhe inkurajimin e drejtpërdrejtë të padronëve perëndimorë”, tha Zaharova.
Ajo ka theksuar se forcat radikale shqiptare vazhdojnë përpjekjet e vazhdueshme për të “hequr qafe” serbët në Kosovë, duke kujtuat se dy herë këtë vjeshte janë munduar të “pushtojnë” veriun e vendit, aty ku jetojnë edhe serbët. Zaharova theksoi se kjo çoi në rritjen e tensioneve dhe kërcënoi të përshkallëzohej në konflikt të hapur.
“Burimi i problemit në Kosovë janë ultranacionalistët shqiptarë që morën pushtetin atje dhe të cilët janë veçanërisht aktivë për të treguar ‘muskujt’ para zgjedhjeve lokale (raundi i parë u mbajt më 17 tetor, ndërsa i dyti më 14 nëntor), i cili në vitin 1999 nisi një agresion të NATO-s ndaj Jugosllavisë me synimin për ta shkëputur Kosovën nga Serbia, pa marrë parasysh viktimat e shumta njerëzore”, tha ajo.
Zv. Ministrja ruse e Punëve të Jashtme, tha se është pikërisht Britani e Madhe ajo që po inkurajon drejtpërdrejtë provokimet e Kosovës, duke i “dhënë zemër” për një konflikt të mundshëm në gadishull.
Zyrtarja e lartë ruse reagoi pas qëndrimit të ambasadorit britanik në Kosovë që hodhi poshtë në mënyrë kategorike ndarjen e Kosovës.
“Duket se Britania, elita politike e së cilës mburret se i përket një shoqërie shtetesh të qytetëruara, nuk mund të heqë qafe zakonet koloniale. Eksperimentet gjeopolitike të Londrës lënë gjurmë të kuqe të errëta. E vërteta është se aleatët euroatlantikë të Britanisë nuk janë shumë prapa”, përfundoi Zaharova.
Reagimi i zv. Ministres ruse të Jashtme, erdhi pasi Përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovina në një raport drejtuar OKB-së ka folur lidhur me kërcënimet e separatistëve serbë për krijimin e një force të re ushtarake dhe shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës!
Schmidt tha se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar një lufte të re.
Zonja Sheqere (rusisht zahar) mos luaj me zjarrin mos guxo te shkaktosh trazira ne Kosove une po te kujtoj vargjet e te madhit Gjergj Fishta tek vepra e madhe Lahuta e Malesise kur thote se per dine e per imane ju bejme qe tju qaje e zeza nane. Ta dish ti moj zonje dhe ata qe te kurdisin mos e provoko popullin shqiptar se kur zemerohet shqiptari merr zjarr dhe flake edhe stralli.
PërgjigjuNe radhe te pare,perse ruset e dredhin dhe e perdredhin temen?Nga Bosnja hidhen ne Kosove.Perse perpiqen te largojne vemendjen e perendimoreve nga Bosnja? Se dyti,perse ruset flasin per //pushtim te veriut//?//Veriu//mund te kete nje popullsi te konsiderueshme serbe,por nuk ka statusin e /SPERKSAS/te Bosnjes dhe eshte pjese e shtetit te Kosoves.Se treti,kur flet per sulmin e NATOS kunder Serbise,/pa marre parasysh viktimat e shumta njerezore/,qellimisht ben sikur harron viktimat qe shkaktuan serbet ne Kosove,per te mos harruar te gjitha te tjerat ne ish-Jugosllavine gjate luftes civile gjate 90'Pikerisht ishin keto viktima te serbeve qe e detyruan NATON t'i jepte fund cmendurise se tyre.Serbet jane ata qe i vune fitilin gjithe botes ne L.I.B me ju ruset nga mbrapa, qe filluat gjithe reaksionin zinxhir te ngjarjeve dhe prape jeni po ju te dy, qe trazoni te njejtat ujera dhe perpiqeni t'u vini fajin te tjereve.
PërgjigjuTerroristet Serbe te ndihmuar dhe nga Rusia, pak nga pak po perpiqen te manipulojne boten se ishin viktima ne tere ish-Jugoslavine. Ky eshte profesion i tyre, por dhe politika Shqipetare, Kosovare nuk duken shume te vendosura per ti kundershtuar. Serbia ka kryer krime, te organizuara nga udheheqja Serbe dhe udheheqesit tane i kerkojne llogari per mustaqet e çelos. E njeta gje ndodhi edhe me krimet e regjimit komunist, i denuam udheheqesit me kriminele te Europes, se kishin pire shume kafe, shume ilaçe dhe kishin pare shume televizor. Gjynah te thuash por duhet te kerkojme gabimin nga ana jone.
PërgjigjuDuhet patur parasysh se ke etiketon Rusia si kundershtar. Ne fakt kundershtari i saj sot ne Kosove i bie te jete ai qe ishte kundershar dhe me Us-BE, qe i eshte kerkuar mos hedhe molotov, mos ndermar veprime qe nuk ka b*** ti dali per zot, gje qe i mbylli prap me nderkombetaret, ai qe punon per “Shqperi te bashkuar” dhe kantidon ne me parti ne politiken e Shqiperise, gjithnje ne “frymen e bashkimit”, ne nje linje me ate qe theu embargon dhe i coj Serbit nafte per tanket. Rusi e dime se si funksionon…
Përgjigju