Ndërkombëtarët ngrenë alarmin: Bosnjë Hercegovina drejt një konflikti të ri! Cristian Schmidt: Serbët janë rrezik, nëse nuk ndërhyhet ka luftë

Situata në Bosnjë e Hercegovinë duket mjaft e tensionuar dhe vendi mund të shkojë drejt një konflikti të egër, nëse nuk merren masa. Përfaqësuesi i komunitetit ndërkombëtar atje, Cristian Schmidt në një raport drejtuar OKB-së flet për kërcënimet e separatistëve serbë për krijimin e një force të re ushtarake dhe shpërbërjen e Bosnjë e Hercegovinës!

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Cristian Schmidt, paralajmëroi se ky vend është në rrezik të menjëhershëm për t’u shpërbërë dhe për rikthimin e tij në konflikt.

Në një raport për Kombet e Bashkuara, Schmidt tha se nëse “separatistët serbë zbatojnë kërcënimet për rikrijimin e ushtrisë së tyre, duke i ndarë forcat e armatosura kombëtare në dysh, atëherë në Bosnje do të duhet të dërgohen më shumë paqeruajtës ndërkombëtarë, për ta ndaluar një lufte të re.

Në raportin e tij të parë që nga marrja e postit në muajin gusht, Schmidt tha se Bosnja po përballet me “kërcënimin më të madh ekzistencial të periudhës së pasluftës”.

 “Mungesa e përgjigjes ndaj situatës aktuale do të rrezikojë Marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa paqëndrueshmëria në Bosnje do të kishte implikime më të gjera rajonale. Perspektivat për ndarje të mëtejshme dhe konflikt janë shumë reale”, Cristian Schmidt, Përfaqësues i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Detyrat paqeruajtëse ndërkombëtare në Bosnjë aktualisht i ka një forcë e Bashkimit Evropian, e njohur si Eufor, me rreth 700 trupa. Ndërsa NATO-ja ka një seli formale në Sarajevë.  Udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republika Sërpska - entitet i banuar me shumice serbe - nga pjesa tjetër e Bosnjës.

Ai po ashtu ka thënë serbët e Bosnjës do të tërhiqen nga ushtria e përbashkët e vendit dhe do të rikrijojnë një forcë serbe.

Tensionet me serbët e Bosnjës janë përshkallëzuar qëkur paraardhësi i Schmidtit, ka vendosur një ligj që ndalon mohimin e gjenocidit dhe krimeve të tjera të luftës në Bosnje.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!