Gjithashtu, me urdher te Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur një procedim disiplinor për efektivin Balliu, me detyre oficer i Policise se Qarkullimit Rrugor, duke marrë masën e pezullimit nga detyra, deri në përfundim të hetimit të ngjarjes.
Strukturat e SHÇBA jane duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore për të zbardhur rrethanat dhe personat e mundshëm të implikuar në këtë ngjarje të rëndë për punën dhe imazhin e Policisë së Shtetit.
Emisioni “Fiks Fare” denoncoi rastin e një 40-vjeçari nga Poliçani, i cili kishte probleme pronësie me oficerin e policisë, Julian Balliu, shef sektori për sigurinë rrugore në Shkodër dhe i komanduar në Tiranë. Denoncuesi thotë se i ka paguar 30 mijë euro familjes së oficerit për një truall dhe nxjerrjen e lejes për ndërtimin e një karburanti në fshatin Mbrakull.
d.b/shqiptarja.com