Lajmi tashmë është konfirmuar dhe duhet të përgatiteni për një tjetër dasmë mbretërore. Pas Princit Harry dhe Meghan Markle, vajza e Princit Michael, kushëri i parë me Mbretëreshën Elizabeth II do të kurorëzojë lidhjen e saj me të dashurin, Thomas Kingston. Lajmi i mirë u dha nga Buckingham Palace.
“Princi dhe Princesha e Kentit njoftojnë se vajza e tyre Lady Gabriella Windor është fejuar me Z. Thomas Kingston. Ata u fejuan në gusht dhe Z. Kingston propozoi në Isle of Sark,”- thuhet në deklaratë.
Lady Gabriella dhe Thomas Kingston
Pritet që dasma të mbahet pranverën e 2019-s. Lady Gabriella, 37 vjeçe, është kushërira e tretë e Princit Ëilliam dhe Princit Harry. Ajo ka postin e Drejtoreshës së Përgjithshme në Branding Latin America dhe ndonjëherë shkruan për London Magazine. Ndërkohë, i fejuari i saj, Tom Kingston merret me invenstime në marketing dhe shërben si drejtor në Devonport Capital.