FOTO/ Pas problemeve shëndetësore, Fatos Nano fotografohet në kryeqytet, ndalon për të blerë libra në rrugë

FOTO/ Pas problemeve shëndetësore, Fatos Nano fotografohet në kryeqytet, ndalon për të blerë libra në rrugë

Ish-kryeministri Fatos Nano

Ndonëse prej shumë vitesh nuk është pjesë aktive e politikës, ish kryeministri Fatos Nano rikthehet herë pas herë në fokus të publikut. Siç ka ndodhur edhe muajt e fundit, teksa në vend diskutohej për emrin e Presidentit.

Prej shumë vitesh, emri i Nanos është lakuar si një kandidat potencial. Edhe në zgjedhjen e fundit të Presidentit, emri i tij u lakua sërish si një ndër kandidatët e mundshëm për këtë post. Por as këtë herë emrin i tij nuk u propozua nga partia që drejtoi për shumë vite.

Që pas largimit tij nga politika aktive, daljet kanë qenë të pakta, duke zgjedhur të jetojë jetën i qetë larg fokusit mediatik. Ish-Kryeministri i Shqipërisë është fotografuar këto ditë, te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht.

Nano jetonte në kohën që ishte Kryeministër. Pas tërheqjes nga jeta politike, familja Nano u zhvendos në periferi të Tiranës. Por, duket se kjo lagje mban ende Nanon, si një nga banorët më të spikatur.

Ai është fotografuar në orët e paradites, ku së bashku me një tjetër person që e shoqëronte ka ndaluar te një shitës libra të përdorur në rrugë. Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, ai ka qëndruar disa momente duke parë titujt, i vëmendshëm në kërkimin e tij./ Panoramaplus

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar

Fotografoi Trumpin të gjakosur pas të shtënave, fotoreporteri: E dija që ishte moment historik, duhej dokumentuar