TIRANË - Dyer të mbyllura dhe askush, që jep një përgjigje për mosdhënien e pagave të futbollistëve te mjediset e sport klub “Tirana”-s. Futbollistët nuk kanë marrë rrogat, disa prej 5 muajsh, disa prej 4 muajsh. Vetëm dje pas protestës që kanë kryer në Bashkinë e Tiranës, ku nuk i ka pritur askush, u është rimbursuar vetëm një pagë.

Të kontaktuar në telefon, futbollistët shprehen të zhgënjyer nga kryebashkiaku, i cili gjithashtu nuk ka paguar shpërblimet e premtuara për fitoret e klubit. Kamera e “A1Report” ka qenë në zyrat e klubit, ku nuk ndodhej askush.

Nga zyra e drejtorit te ajo e financës e më pas te zyra e shtypit dyert ishin të mbyllura dhe askush nuk ndodhej në to. Më pas, kamera e “A1 Report” ka qenë dhe në bashki. Nga zyra e shtypit u kërkua një kërkesë zyrtare nga ana e televizionit për të dhënë informacion.

Të kontaktuar në telefon, futbollistët shprehen edhe sot të zhgënjyer nga kryebashkiaku, i cili gjithashtu nuk ka paguar shpërblimet e premtuara për fitoret e klubit. Në fakt, prej më shumë se një viti ata nuk kanë marrë dhe një shpërblim prej 100 mijë eurosh, që Lulzim Basha iu premtoi, nëse mundnin skuadrën e Teutës. Futbollistët thanë se, do kërkojnë të drejtën e tyre dhe në ditët në vazhdim, duke protestuar sërish para bashkisë.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)