Pas pushimeve për festa, nxënësit rikthehen nesër në shkolla, Ministrja e Arsimit: Kujdes, respektoni masat kundër COVID

Pas pushimeve për festa, nxënësit rikthehen nesër në shkolla, Ministrja e Arsimit: Kujdes, respektoni masat kundër COVID

Pas pushimeve për festa, nxënësit do të rikthehen nesër në shkolla. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nëpërmjet një statusi në facebook, u ka rikujtuar nxënësve dhe mësuesve që të jenë të kujdesshëm për masat anti-COVID dhe higjienën.

"Të dashur nxënës, shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t'u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë. Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin. Ndërkohë dua t'ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë. Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!", shkruan Kushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor