KUKES- Pasi kanë kaluar pushimet në Shqipëri, kthimi i shtetasve kosovarë në vendin e tyre nuk është aq i lehtë për shkak të rradhëve në pikën e kalimit kufitar të Muriqan- Sukobinës. Shtetasit kosovar që kanë zgjedhur këtë pikë kufitare për të kaluar në drejtim të Kosovës i bëjnë apel strukturave të shtetit që të lehtësohen procedurat e kalimit.

Për mikrofonin e Tv A1 Report, ata kanë rrëfyer se kanë pritur me orë të tëra në doganën e Muriqanit, në një ditë si kjo e sotmja me temperature të larta, gjë që nuk ndodh në vendet ku ata kanë bërë më parë pushime.

Sipas të dhënave, në 24 orët e fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri mbi 15 mijë përsona. Krahasuar me një vit më parë numri ka një rritje prej 10%. Nga ana tjetër policia kufitare për të përballuar këtë fluks ka marrë të gjitha masat në mënyrë që të evitohen radhët e gjata dhe pritjet megjithate situata përsëri mbetet problematike. Aktualisht në këtë pikë po punohet me 8 sportele për të përballuar këtë fluks. Ndërkohë sipas autoriteteve kufitare, fluksi pritet të jetë më i lartë javën që vjen.
(sg/shqiptarja.com)