'Pas Ramës, armiku ynë është paqartësia politike', Salianji i drejtohet demokratëve: Të djegim mandatet dhe t'i bashkohemi studentëve

'Pas Ramës, armiku ynë është paqartësia politike', Salianji i drejtohet demokratëve: Të djegim mandatet dhe t'i bashkohemi studentëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike që demokratët duhet të djegin mandatet në mënyrë që t’ia vërtetojnë studentëve se janë bashkë me ta në kauzën e tyre më të vendosur e të qartë se kurrë. Salianji u shpreh se armiku i dytë i Partisë Demokratike, pas kryeministrit Edi Rama, është paqartësia e strategjisë së kësaj force politike e kësisoj, ai i bëri thirrje deputetëve demokratë se në rast se merret vendimi që ata të shkojnë në parlament, të shkojnë me program të qartë.

Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës, kemi paqartësinë. Unë mendoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokratike  me njëri tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh.

Nuk duhet t’i japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjet mandati për një rrogë. Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet  jo duke pritur afatin por si akt i qartë politik, t'i bashkohemi studentëve pikërisht tani kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë qe eshte ne proteste, te bashkohemi me ta.

Ervin Salianji, Deputet i Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalka i Radanecit: 17/12/2018 16:27

    Ja edhe bythka e gomarit

    Përgjigju
  • redu: 17/12/2018 15:40

    Salianj, paqartesia politike vjen nga kaosi i veprimeve ne PD , nga mungesa e lidershipit me personalitet dhe me kryesorja jeni nje grup i ri qe nxitet Lulin te ndiqte si strategji ceshtjen babale e mashtrime te tjera qe ndikuan negativisht ne performancen tuaj politike. Nuk ju vjen populli mbrapa, se sheh si veproni kunder ligjit dhe ne lufte kunder reformes ne drejtesi , qe eshte nyja gardiiane e jetes shqiptare . PD ka nevoje per ndryshime radikale dhe jo humbje e mandateve , por oponence qeverise ne parlament , ndryshe do perfundoni OJQ

    Përgjigju
  • Arbër: 17/12/2018 14:42

    Ky është një b... q.. Që nuk di se si bëhet politik por di se si bëhet grabitje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë