Pas reciprocitetit, në Kapshticë
e Kakavijë kthime sporadike

Pas reciprocitetit, në Kapshticë<br />e Kakavijë kthime sporadike
 TIRANE -  Në pikën doganore të Kakavijës rikthehen problemet mesditën e sotme. Rreth orës 13:00 korrespondenti ynë në Kakavijë Piro Nase informon se brenda 30 minutash janë kthyer 13 shqiptarë.
 
Shqiptarët e kthyer thonë se doganierët grekë i kanë kthyer shqiptarët për mungesë garancie pasurore apo humane.

”Nëse ka gjak shqiptari të vejnë atje të na zgjidhin problemin. Ose të na lëjnë të hyjmë ose të jo, se u degjeneruam kështu”- thotë një emigrant në lidhje telefonike për A1 Report.
 
Policia e Gjirokastrës sqaron se nuk kemi të bëjmë me kthime masive, por kthime sporadike për mos plotësim të dokumenteve.
Edhe në Kapshticë ka pasur disa raste të kthimit të shqiptarëve, pasi nuk kishin garancinë prej 600 eurosh.


SOT NE MENGJES SITUATA E NORMALIZUAR
Normalizohet situata në pikat kufitare shqiptaro- greke, një ditë pasi Shqipëria vendosi t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë bllokimit në kufi të shqiptarëve nga policia greke.

Korrespondentët tanë në Korçë, Ledjona Xheladinaj dhe Piro Nase në Gjirokastër sot në mëngjes raportuan për një situatë krejt të ndryshme nga ajo që ndodhi në kufi me shqiptarët për gati 3 ditë, ku doganierët grekë, i linin në rradhë me orë të tëra, u vendosnin kryq pasaportave apo ua hedhnin në sy duke i kërcënuar se “nuk keni vend këtu pa na kthyer kishën e Përmetit."
 
KAKAVIJE
“Gjatë orëve të mbrëmjes dhe sot në mëngjes nuk ka pasur asnjë të kthyer nga pika doganore e Kakavijës. Kontrollorët nuk kërkojnë as garanci humane e as monetare. Madje kontrollorët kanë ndryshuar mënyrën e sjelljes me shqiptarët. Ka nga ato që i kanë dhënë dhe karamele shqiptarëve. Mediat në Janinë shkruajnë se 3 kontrollorë janë paraljamëri për përjashtim nga puna për mënyrën e sjelljes. “- raportoi gazetari Piro Nase sot në orën 09:00.
 

KAPSHTICE
“Situata është normalizuar. Nga kontrollorët grekë janë kthyer vetëm 3- 4 shqiptarë,të cilët do shkonin në Greqi për punësim sezonal, apo për mjekim. Këtyre u është kërkuar garancia pasurore prej 600 eurosh ose garanci nga i afërmi i tyre, por nuk  dispononin. Pala greke punon me 1 sportel në hyrje e dalje , ndërsa ajo shqiptare me 3 sportele  në hyrje e dalje.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Qarkullonte me armë zjarri jashtë banese, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (EMRI)