Pas reperit Sean Diddy, edhe Kanye West akuzohet për ngacmim seksual

Pas reperit Sean Diddy, edhe Kanye West akuzohet për ngacmim seksual

Kanye West

Nuk kanë fund akuzat për ngacmim seksual ndaj reperëve amerikan. Vetëm pak kohë pasi Sean Diddy Combs u akuzua për ngacmim seksual dhe trafik të qenieve njerëzore, një tjetër artisti i erdhi radha.

Bëhet fjalë pikërisht për Kanye West i cili akuzohet nga Lauren Pisciotta, ish-asistentja e tij personale për drogim dhe ndoshta përdhunimin e saj, së bashku me një klient, gjatë një seance regjistrimi në studio, ku i pranishëm ishte edhe Sean “Diddy” Combs.

Këngëtari dhe producenti dyshohen se i kanë dërguar asaj disa video dhe mesazhe eksplicite dhe seksuale. Sipas ankesës, të paraqitur javën e kaluar në Gjykatën e Lartë të Los Angelesit ata akuzohen dhe në lidhje me një incident të ndodhur në të kaluarën. Raportohet se gjatë provave është urdhëruar se të gjithë të pranishmit duhet të pinin pije nëse dëshironin të qëndronin aty.

Pas konsumimit të pijes ish asistentja ka deklaruar se ka qenë e pavetëdijshme dhe se nuk i kujtohej asgjë çfarë kishte ndodhur, raporton La Repubblica.

Më tej, në denoncim, ish-asistentja pretendon se reperi kryente veprime të turpshme kur fliste me të.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'

'Ciceron'/ 'Comizi d’amore' te 'Agimi', Festivali i filmit japonez te 'Maks Velo', artisti Gazmend Leka sjell ekspozitën 'Viti Zero' te 'Artet'