
Pas rrëzimit të aeroplanit transportues rus në rajonin e Belgorodit, zyrtarët e lartë rusë kanë filluar të akuzojnë ukrainasit për rrëzimin e avionit.
Gjenerali i pensionuar Andrei Kartapolov njëherit deputet i parlamentit rus, tha u rrëzua nga goditja me tre raketa me të cilat u furnizua Ukraina nga vendet perëndimore, raporton Reuters.
Kartapolov nuk ka treguar burimin e informacioneve që ai thotë se i posedon, duke theksuar se hetimet do të konfirmojnë nëse ishte goditur me raketat Patriots apo Iris-T.
Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes, ka konfirmuar se brenda aeroplanit gjendeshin 65 ushtarë ukrainase, si dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.
Deri më tani ukrainasit nuk janë deklaruar fare lidhur me rrëzimin e fluturakes ruse në rajonin e Belgorodit, që gjendet pranë kufirit Rusi-Ukrainë.
Video | Russian Military Plane Carrying 65 Ukrainian Prisoners Of War Crashes
— NDTV (@ndtv) January 24, 2024
Read More: https://t.co/87kc55f1PP pic.twitter.com/8gFgajhX5C
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rrëzohet avioni ushtarak rus! Moskë: Në bord 65 të burgosur ukrainas dhe 6 anëtarë të ekuipazhit










