Pas "rrugës patriotike" edhe
Tiranë - Elbasan me pagesë

Pas Tiranë - Elbasan me pagesë">
TIRANE- Në tetor të këtij viti do të zhvillohet tenderi ndërkombëtar për koncensionin për rrugën nacionale Milot-Morinë. Nga janari 2013, të gjitha makinat që kalojnë në këtë segment duhet të paguajnë. Qeveria, nëpërmjet ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, ka njoftuar se filloi procedura për dhënien me konçension me afat të gjatë për rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës Milot-Morinë, e cila lidh qytetet e Durrësit dhe Tiranës me Republikën e Kosovës. Konçesionari do të jetë pergjegjës jo vetëm për operimin dhe mirëmbajtjen e autostradës, duke përfshirë dhe mirëmbajtjen e tunelit të Thirrës 5.6 km të gjatë e operimin e një stacioni për mbledhjen e tarifës, por edhe ndërtimin e dy korsive të tjera në segmentin e parë të autostradës, atë nga Fushë Miloti deri në Rrëshen, që ka mbetur pa u mbaruar, si dhe ndërtimin e disa strukturave shtesë. Pra, marrëveshja do të përfshijë edhe ndërtim, krahas mirëmbajtjes. Pjesa e parë që jepet me koncesion është segmenti Milot-Rrëshen me një gjatësi 26.5 km. Koncesionari do të ndërtojë edhe disa kryqëzime të kësaj autostrade.
RISIA
Kjo praktikë duket se hap një faqe të re në transportin rrugor të vendit, pasi deri tani nuk është zbatuar asnjëherë. Me koncension pritet të jepet më pas edhe segmenti nga Fushë-Kruja në Rrogozhinë dhe më vonë edhe autostrada Tiranë-Elbasan, pas përfundimit të saj, theksojnë burime nga ministria e Transporteve. Konçensionari, sipas dokumentit të ministrisë, duhet të jetë i gatshëm të kryejë deturat e mëposhtme: të sigurojë mbarëvajtjen dhe të mirëmbajë gjithë autostradën, duke përfshirë këtu tunelin e Thirrës. Po kështu, duhet të ndërtojë dhe të vejë në funksionim një sistem pagese, për të mbledhur të ardhura nga automjetet. Nga ana tjetër, kompania duhet të ndërtojë të gjithë sistemin e “gardhit” metalik gjatë gjithë autostradës, sistemin e ndriçimit në të gjitha mbikalimet, përmirësimin e tri lidhjeve në segmentin e rrugës nga Kukësi në kufi, ndërtimin nga e para të mbikalimit në Kalimash, dublimin e gjithë segmentit të rrugës nga Miloti deri në Rrëshen dhe ndërtimin e një ure apo një tuneli në Kukës, sipas zgjidhjes që do t’i japë ministria.
KUSHTET
Kompanisë konçensionare do t’i kërkohet, në këtë mënyrë, të kryejë investime në masën nga 80 deri në 100 milionë euro për të kryer punimet ndërtuese gjatë kohëzgjatjes së konçensionit.
Kushtet përfshijnë një kohëzgjatje 20-35 vite, 100 milionë euro kosto, 3-10 vjet pas marrjes së koncensionit duhet të fillojë dyfishimi i segmentit nga Miloti në Rrëshen dhe për çdo automjet do të caktohet një taksë fikse, sipas kategorive.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës