BE dhe Gjermania apel opozitës: S'do tolerojmë asnjë akt dhune në protestë! Palët të ulen në dialog

BE dhe Gjermania apel opozitës: S'do tolerojmë asnjë akt dhune në protestë! Palët të ulen në dialog

 Pak orë përpara nisjes së protestës së 9-të kombëtare të opozitës, faktori ndërkombëtar në Shqipëri u kanë kërkuar liderëve të PD-së dhe LSI-së që të sigurojnë mbarëvajtjen e një proteste paqësore. Ata kanë deklaruar se dhuna është e patolerueshme në një vend demokratik, e ndërsa theksojnë se palët politike duhet të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Ambasada italiane thirrje organizatorëve të protestës: Siguroni pjesëmarrësit dhe qytetarët

Ambasada italiane i bën apel organizatorëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, që të shmangin përdorimin e eksplozivëve ose ndonjë objekti tjetër me qëllim për të shkaktuar lëndime. Ajo i kërkon palëve politike që të angazhohen urgjentisht për dialog me qëllim që të kapërcehet kriza aktuale.

"Ambasada Italiane në Tiranë respekton dhe mbështet të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, por vazhdon të theksojë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ambasada italiane në Tiranë shpreh shqetësim të madh për episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Çdo akt i dhunshëm ose ndonjë formë e nxitjes ndaj dhunës nuk është e tolerueshme në asnjë rrethanë.

Është përgjegjësi e organizatorëve të sigurojnë që ngjarjet të mbahen në siguri, për pjesëmarrësit dhe për të gjithë qytetarët e Tiranës, si dhe për të shmangur çdo formë eskalimi gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve ose ndonjë objekti tjetër i projektuar për të shkaktuar lëndime është absolutisht i papranueshëm. Në këtë kontekst, autoritetet e sigurisë publike kanë përgjegjësinë të vazhdojnë të veprojnë me moderim, edhe nëse provokohen.

Ambasada italiane në Tiranë u kërkon të gjitha palëve që të angazhohen urgjentisht në dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e Shqipërisë në procesin e reformave", thuhet në deklaratën e Ambasadës Italiane.

Ora 16:08
Delegacioni i BE: S'do tolerojmë asnjë akt dhune! Palët të dialogojnë

Delegacioni i BE, në të njëjtën linjë me SHBA dhe Gjermaninë, iu bën thirrje krerëve të opozitës të zhvillojnë një protestë paqësore, duke theksuar se nuk do të tolerojnë asnjë akt dhunë. Ata kanë ka deklaruar se është i papranueshëm përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm, teksa u kanë bërë thirrje palëve të ulen në dialog.

"Ne e respektojmë dhe e mbështesim plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të demonstruar. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne jemi të shqetësuar nga episodet e fundit të dhunës që kanë ndodhur në disa rajone të vendit. Asnjë akt i dhunshëm apo formë e nxitjes për dhunë nuk mund të tolerohen në asnjë rrethanë. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e liderëve të protestës për të siguruar që demonstrimet sonte të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Përdorimi i eksplozivëve apo i çdo sendi tjetër që mund të shkaktojë lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësinë që të vazhdojnë të veprojnë me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve për të treguar vullnet të fortë politik dhe për t’u angazhuar urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën politike aktuale, si dhe për të mbështetur dhe konsoliduar progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e reformave",  shkruan delegacioni i BE.


Postimi i Delegacionit të BE
Ora 14:55
Gjermania apel opozitës: Dhuna në protestë e papranueshme

Pas Ambasadës së SHBA-së, edhe Gjermania i ka bërë apel të fortë opozitës për mundësuar zhvillimin e një proteste paqësore, duke theksuar se dhuna është e papranueshme në një vend demokratik.  Sulmet e bëra në disa KZAZ të vendit, ku në disa prej tyre situata ka qenë mjaft e tensionuar e karakterizuar nga shkatërrimi i materialeve zgjedhore apo dëmtimi i godinave, ambasadorja Susanne Schütz i ka cilësuar si një zgjedhje e gabuar në një përballje politike. Në fund, reagimi i saj, mbyllet duke u bërë thirrje palëve politike që të heqin dorë nga sulmet verbale dhe të marrin përgjegjësinë që u takon, për të mirën e vendit.

"Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore. Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike. U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin", shkruan Schütz.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berti: 21/06/2019 22:56

    Frika ruan vreshtin jo mos bëjë zap politikanët ( plehëra ) në Shqipëri. Turp e faqja e zezë, tradhëtarët e kombit.

    Përgjigju
  • I pandehuri Basha: 21/06/2019 19:18

    Besoj te gjithe e kemi vene re: vetëm disa Ambasada nuk janë ndier fare, p.sh. ajo ruse, serbe etj!!!!! Pyeteni Berishen dhe Lulin pse!!!!

    Përgjigju
  • kur te zen si miu ne cark!: 21/06/2019 16:42

    faktikisht duhet then no comment

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës