Pas Shkodrës, nga nesër fillon vaksinimi anti COVID i të moshuarve në Tiranë

Pas Shkodrës, nga nesër fillon vaksinimi anti COVID i të moshuarve në Tiranë

Nga dita e nesërme do të fillojë vaksinimi antiCOVID i të moshuarve në qendrat sociale në Tiranë.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të jetë tek stadiumi Air Albania aty ku vijon procesi i vaksinimit për stafet mjekësore.

Kujtojmë se procesi i vaksinimit të të moshuarve ka nisur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku paralelisht po kryhet dhe vaksinimi i mjekëve.

Ditën e djeshme në Shqipëri mbërritën 7020 doza të tjera të vaksinës nga Pfizer, ku në javën e ardhshme pritet dhe mbërritja e 8 mijë dozave të tjera.

Ndërkohë kryeministri Rama tha se është pranë nënshkrimit të një marrëveshje me një vend mik për marrjen e 360 mijë dozave të vaksinës nga kompania AstraZeneca.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi