Pas shpikjes së dekoratës së re, Meta tallet me numëruesit, i krahason me kohën e diktaturës (VIDEO)

Presidenti Meta edhe pse jemi drejt përfundimit të numërimit të votave për zgjedhjet lokale, vijon të ironizojë me procesin zgjedhor.

Meta publikon një video, në të cilën shfaqet Enver Hoxha, duke thënë “Mobilizohuni të gjithë si një trup, që ta tejkalojmë planin tonë”, dhe pas tij del fotoja e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

"Mirëmëngjes të dashur miq! Forca numëruesve, si një trup i bashkuar drejt tejkalimeve të reja! Nga fitorja në fitorje! Destinacioni dihet. Kalofshi të gjithë një ditë të bukur sot!", shkruan me ironi Presidenti.

Kujtojmë se një gjest të till presidenti e bëri edhe ditën e djeshme, teksa shkruante se o të shpikte një dekoratë për 'Heroin e votave socialiste".

"Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”", shkruan kreu i shtetit.

Që prej kohës kur Kuvendi nisi procedurat për shkakimin e Metës, ky i fundit ka ashpërsuar gjuhën e tij ndaj mazhorancës, madje së fundmi ka dalë edhe kundër SHBA duke i sulmuar hapur, pasi njohën zgjedhjet lokale që u zhvilluan dje në Shqipëri.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • atdhetari: 02/07/2019 16:30

    ja si tallet kryekarri i shtetit(pseo president)i shqiperise me te gjith ata te persekutuarit .u tregon enver hoxhen qi i masakroi ne diktature e u huqi lirine. ne PD jane antare partie dhe e votojne ,,,,,maloket si sali berisha kok shkret,.te persekutuarit,e te semuret nga mendja.

    Përgjigju
    • Athetari?hahaha: 02/07/2019 18:37

      Me c shof ti paske votu ne 30. Rroft partiae xhaxhit

  • Shaban ulla: 02/07/2019 10:57

    Pleher ti zhduku

    Përgjigju
  • Nena: 02/07/2019 10:23

    TI JE NJE HIQ SE PRESIDENT I VENDIT JO.

    Përgjigju
  • Flamur: 02/07/2019 08:56

    Ilir Meta çdo gje m te jet veç president i shqiptis jo jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur