Presidenti francez Emmanuel Macron, pas shuplakës kësaj here është goditur me vezë, gjatë një vizite në një restorant në Lion.

Burri i cili gjuajti me vezë Macron u largua menjëherë nga restoranti dhe u dërgua në rajonin e policisë. Por veza që u gjuajt në drejtim të Macron, u ndal në supin e presidentit por nuk u thye.

"Nëse ai ka diçka të më thotë, lejojeni të vijë," tha Macron. 

Incidenti ndodhi gjatë vizitës së Macron në stendat e International Catering, Hotel and Food Show (SIRHA).

Përveç këtij incidenti të vogël, vizita e presidentit francez bëhet në paqe. Profesionistët e restaurimit dhe industrisë së hotelerisë kanë mirëpritur ardhjen e tij në Lion dhe mbështetjen gjatë krizës shëndetësore.