Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, njoftoi se Mali i Zi për herë të parë në histori po nis një program hapësinor.
“Jam i sigurt se ky informacion do të shkaktojë pak tallje, për disa madje do të jetë edhe subjekt humori, por është çështje serioze dhe jam i lumtur t’iu njoftoj për këtë gjë”, tha ai gjatë një mbledhjeje të Qeverisë.
Ai tha se zhvillimi i satelitit “Luça”, që duhet të lëshohet në hapësirë, është duke ndodhur. “Shpresojë që ‘Luça’ jonë do të lëshohet në një të ardhme, shpresojë më 2023-2024”.
Abazoviç ka biseduar me Nino Drakuliç, Nikolla Peroviç dhe Filip Joviçeviç, novatorë të Malit të Zi, njëherësh përfaqësues të organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi, të cilët kanë iniciuar projektin për lëshimin e parë të satelitit malazias, “Luça”.
Kryeministri i Malit të Zi tha se ekzekutivi, përmes Fondit për Inovacion, dëshiron të inkurajojë të rinjtë që të krijojnë gjëra inovative.
Tetorin e kaluar po ashtu ka pasur bisedime se Mali i Zi do të kryejë testimin e një sateliti. Përfaqësuesit e organizatës për Kërkime Hapësinore të Malit të Zi e kanë informuar Abazoviçin për detajet e këtij projekti.
Projekti do të financohet nga një grant i “ekonomisë qytetare”.
“Fondi i Inovacionit do ta mbështesë këtë projekt. Nuk ka të bëjë me fonde të mëdha, por kërkon shumë punë. Mali i Zi do të hapë perspektiva të reja, për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme me shtete të tjera dhe të zhvillohet në këtë drejtim”, tha Abazoviç./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 828
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Integrimi në BE/ Kroacia bllokon kapitullin 4 për Malin e Zi, kërkon zgjidhjen e pronësisë së anijes 'Jadran'
14 Dhjetor, 09:50
-
Fotot/ Ministri shqiptar në qeverinë Malazeze, Marash Dukaj, merr çmimin e madh “Grand Albanian Excellence” në Tiranë
12 Dhjetor, 10:08
-
Drejtoria e Arkivave marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi, Bido: Synojmë të arrijmë standardet ndërkombëtare
6 Dhjetor, 14:28
-
Hapet traseja e rrugës së re Shirokë-Zogaj, shkon deri në pikën kufitare me Malin e Zi (VIDEO)
4 Dhjetor, 16:55
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Hapet traseja e rrugës nga pika kufitare me Malin e Zi deri në Zogaj, Rama: Do të ketë trotuar dhe korsi biçikletash
4 Dhjetor, 11:05
-
Bëri shqiponjën dykrenore më 28 Nëntor, nën hetim ushtari malazez
3 Dhjetor, 13:30
-
Kapet 30 vjeçari nga Mali i Zi në Muriqan! Do ekstradohet në Francë pasi akuzohet për përdhunim dhe kryerje marrëdhenie seksuale me të mitur
29 Nëntor, 11:45
-
'Kosova është Serbi', autorët e mbishkrimit, pjesëtarë të ushtrisë në Mal të Zi
28 Nëntor, 13:06
-
Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)
24 Nëntor, 11:43
Eshte qesharake te shohesh kembezbathurit e Evropes ne gare me njeri-tjetrin te shfaqin se kush ka /bizhuterite prej ari e diamantesh/ (prej teneqeje ne fakt) me te shtrenjtat ne toke! Gje e mire qe po nxit te rinjte per inovacione.Satelitet ne Ballkan po merren,por ne fakt i perkasin nje Ballkani ekonomikisht e financiarisht me te forte,le te themi pas 50-100 vjetesh.
Përgjigju