Pas Shqipërisë edhe Maqedonia rrezikon integrimin në BE nga një skandal korrupsioni

Pak javë përpara verdiktit të të Bashkimit Evropian lidhur me hapjen e mundshme të negociatave me Maqedoninë e Veriut, Shkupi është mbërthyer nga një skandal i rëndë korrupsioni që kërconon madje edhe stabilitetin e qeverisë. E habitshme nga kjo çështje është se disa përgjime misterioze audio dhe video, të cilat mendohet se faktojnë përfshirjen e kryeministrit Zoran Zaev në një  rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë, që ka të bëjë me një ryshfet prej tetë milionë eurosh nga ana e një biznesmeni të fuqishëm maqedonas, janë publikuar në Itali.

Autor i “skup”-it të çuditshëm është gazeta ''La Verità”, e drejtuar nga Maurizio Belpietro, një gazetar i afërt me ekstremin e djathtë italian dhe për këtë arsye janë të shumtë ata që dyshojnë se edhe një herë ky operacion mediatik, në realitet, ka lindur nga lëvizjet sovraniste evropiane dhe ruse që nuk duan stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe që duan ta pengojnë me çdo kusht procesin e hyrjes në Bashkimin Evropian. Një skenar shumë i ngjashëm me atë që ka disa muaj që po interpretohet edhe në Shqipëri.

Artikulli i fundit, i publikuar më 10 gusht, ka përfshirë direkt Zoran Zaevin, i cili është që prej majit 2017 kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe lider i partisë Bashkimi Socialdemokrat i Maqedonisë. Të gjithë artikujt mbajnë firmën e profesorit universitar me origjinë sllovene Laris Gaiser.

Prokurorja Katica Janeva

Prokurorja e kësaj çështjeje është Katica Janeva, kryeprokurore e Prokurorisë Speciale (njëfarë SPAK-u), e mbështetur nga Komisioni Evropian, e cila heton për rastet e korrupsionit të rëndë dhe që, ndër të tjera, ka hetuar për përgjimet të cilat në vitin 2016 u publikuan pikërisht nga Zoran Zaev, i cili asokohe udhëhiqte opozitën dhe sollën rrëzimin e qeverisë konservatore të Nikolla Gruevskit.

Në ato telefonata dëgjoheshin anëtarë të qeverisë që flisnin për abuzime elektorale, korrupsion dhe madje edhe për vrasjen e një djali në rrethana jo fort të qarta nga policia. Pikërisht pas hetimeve të prokurores Katica Janeva, disa eksponentë të qeverisë u arrestuan, mes të cilëve Saso Mijalkov, ish-shefi i shërbimeve sekrete. Në zgjedhjet e mëpasme, të zhvilluara në 2017, opozita socialiste, e udhëhequr nga Zoran Zaev, fitoi.

Pas fitores, Zaev u bë kryeministër dhe nisi një program që solli edhe ndryshimin e Kushtetutës. Efekti më i dukshëm i saj ishte ndryshimi i emrit të shtetit, që tani njihet si Maqedonia e Veriut, vendim i cili i shtendosi marrëdhëniet me Greqinë dhe i hapi dyert drejt negociatave me Bashkimin Evropian, që do të vendosen më 18 tetor, së bashku me Shqipërinë.

Boki 13, moderatori televiziv

Protagonisti i dytë i skandalit është këngëtari dhe gazetari televiziv Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13. Boki 13 drejton në televizionin maqedonas një emision të quajtur Top Shoë. Boki 13 u arrestua më 15 korrik në kufi me Greqinë me akuzën se kishte pretenduar pagesën e një ryshfeti me vlerë prej 1 milionë eurosh nga Jordan Kamcev, një prej sipërmarrësve më të njohur maqedonas, i cili ishte arrestuar gjithashtu me urdhër të prokurores Janeva. Në video shihej Boki 13 duke dalë nga shtëpia e Kamcevit, duke marrë me vete një valixhe, të ngjashme me atë që, në një skenë të mëparshme, shihej e mbushur me euro. Në një telefonatë të mëpasme, Boki 13 informonte Kamcevin se do ta lironin pas disa ditësh dhe se prokuroria nuk do të kundërshtonte.

Në këtë pike, historitë e Boki 13, të prokurores Katica Janeva dhe të Zoran Zaevit u kryqëzuan: në fakt, ashtu sikurse kishte paralajamëruar Boki 13, biznesmeni u lirua me miratimin e prokurores. I biri i prokurores Janeva, ndër të tjera, punonte në një OJF që zotërohej nga Boki 13. Dhe gazeta italiane publikoi disa material, në të cilat Boki 13, jo vetëm që thoshte se kishte marrëdhënie të shkëlqyera me prokuroren speciale Katica Janeva, por edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Dokumentat audio dhe video kërcyen nga Italia në Maqedoni, duke shkaktuar një stuhi. Prokurorja speciale dha dorëhjeqjen dhe rrezikon gjithashtu të dënohet, ndërkohë që tani në telashe ka përfunduar edhe Zoran Zaev, i kritikuar publikisht edhe nga presidenti i Republikës. Ndërkohë që, sipas mediave serbe, gazetari Boki 13 që duket se është i vetmi që ka paguar, kërcënon nga burgu se do të bëjë rrëfime të rënda për Zoran Zaevin dhe, madje, edhe për Ramush Haradinajn.

Është e qartë se ky kaos politiko-mediatiko-gjyqësor mund të sjellë pasoja të mëdha edhe te vendimi i Brukselit, që pritet të hapë negociatat në mes të tetorit. Deri tani, mbështetja e Brukselit në favor të Shkupit ishte e sigurt, aq sa Zaev javët e kaluara kishte thënë se nuk donte që fati i Maqedonisë së Veriut të lidhej me atë të Shqipërisë. Por tani situata ka ndryshuar drastikisht, kështu që edhe për këtë arsye publikimi i përgjimeve me video duket një manovër ndërkombëtare për të penguar hapjen e negociatave, duke krijuar në rrugën e Maqedonisë së Veriut të njejtat pengesa, të krijuara për arsye (thuajse) të njëjta edhe për Shqipërinë. Dhe Moska falenderon.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geke: 17/08/2019 09:23

    Tani Shqiperia duhet te beje kerkese qe te ndahet nga Maqedonia sepse duke qene bashke me Maqedonine rrezikon hapjen e negociatave....... reciproke duhen gjerat.....

    Përgjigju
  • adamo311: 17/08/2019 02:10

    BE eshte fashizem i vertete, nuk i duhet askujt!!! Duhet te behet c'mos (jo krime) qe te mos futemi ne BE!!! Ju lutem zgjoheni nga gjumi gjegj. hypnoza mijeravjecare!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen