Pas pakënaqësisë që u shkaktua në Ballkan, për Jo-në e Francës e qëndrimin pritës të presidentit, Emannuel Macron për hapjen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, tani presidenti francez zemëron bullgarët. Një deklaratë e Macron vihet në qendër të mediave bullgare e shoqëruar me reagime nga politika. „Askush nuk i jep atij të drejtën të fyejë popullin bullgar", është shprehur zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes në Bullgari, Krasimi Karakatshanov të shtunën në televizionin privat bullgar, bTV në Sofje.
Sipas agjencisë së lajmeve, dpa të enjten në një intervistë të revistës franceze, me orientim të djathtë, „Valeurs Actuelles", presidenti francez kishte theksuar, se do të veprojë me të gjithë forcën kundër shoqërive paralele dhe imigracionit ilegal në Francë. „Unë preferoj emigrantë legalë nga Guinea apo Bregu i Fildishtë (…) në vend të bandave ukrainase apo bullgare", citohet presidenti francez.
Kritikët: Macron pozicionohet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale
Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva ka porositur ambasadorin bullgar në Paris të dërgojë një notë proteste në Ministrinë e Jashtme franceze. Ndërkohë edhe ambasadorja e Francës në Sofje, Florence Robine është thirrur për të hënën në Ministrinë e Jashtme të Bullgarisë, bëri të ditur televizioni shtetëror në Sofje.
Kritikët e akuzojnë presidentin francez, shkruan dpa, se me këtë intervistë ai po pozicionohet që tani për fushatën zgjedhore presidenciale, 2022 kundër Marine Le Pen. Populistja e djathtë kishte deklaruar së fundmi, se do të rikandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale./DW/
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri François Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës
23 Dhjetor, 11:39
-
Kryeministri francez Francois Bayrou nis punën mes një sërë sfidash
16 Dhjetor, 21:44
-
Presidenti Macron emëron Francois Bayrou si kryeministrin e ri të Francës pas rënies së qeverisë Barnier
13 Dhjetor, 13:10
-
Rusia i afrohet qytetit kyç të Ukrainës, teksa Zelensky e viziton vijën e frontit
12 Dhjetor, 22:07
-
Macron dhe Tusk këmbëngulin: Ukraina duhet të jetë në qendër të çdo bisede për paqe
12 Dhjetor, 19:38
-
Lufta në Ukrainë/ Trump: Putini ka humbur! Zelensky zbulon se çfarë i tha presidentit të zgjedhur amerikan në pallatin Elysee
9 Dhjetor, 17:02
-
Rihapja e Notre Dame në Paris/ U takua me Elon Musk dhe Trump, Osmani: Kemi besim në mbështetjen e fortë të SHBA-së! Biseduam dhe për luftën ndaj dezinformimit
8 Dhjetor, 21:44
-
Lufta/ Trump: Mund të reduktojmë ndihmën për Ukrainën
8 Dhjetor, 16:59
-
Sot ceremonia e hapjes së katedrales Notre-Dame/ Presidentët Trump dhe Zelensky kanë mbërritur në Paris
7 Dhjetor, 16:35
-
Rihapet Katedralja e ‘Notre-Dame’, Trump e liderët botërorë në Paris! Kambanat bien për herë të parë pas 5 vitesh! Macron: Le t’ia kthejmë botës! I pranishëm edhe Rama
7 Dhjetor, 08:04
-
Franca në krizë politike/ Presidenti Macron negociata për qeveri të re! Opozita gati, kusht reforma e pensioneve
6 Dhjetor, 15:40
-
Ndalen dy motorë të Evropës: Franca i bashkohet Gjermanisë në kaosin politik
5 Dhjetor, 17:03
Presidenti Macron eshte fatkeqesia jo vetem e Europes ex-komuniste , por te gjitheve atyre qe kane nevoje te jetojne korrektesisht ne kete bote te eger dhe te pabarabarte.
PërgjigjuKy Makroni qenka rrote. K.... si ED RAMA
PërgjigjuE shikoni, per nje gje të vogel menjehere ngrihet Bullgaria në kembe?! Bravo i qoftë zevendeskryeministrit bullgar qe tha hapur së askush nuk mund të fyeje popullin bullgar. E shikoni? E quajti fyerje paçka se banda ka kudo dhe askush nuk i do. Por zevendeskryeministri tha : askush nuk mund të fyeje popullin bullgar! A ka ndonjë burrë nga politikanët tanë ti kundervihet Makronit për fyerje ndaj shqiptareve? A ka?
Përgjigju