Ardian Fullani u shkarkuar për shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës dhe shkarkimi i tij nga Këshilli Mbikqyrës nuk lidhej me arrestimin për skandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.
Ishte ky qëndrimi i avokatit të Bankës së Shqipërisë në procesin administrativ, ku ish-guvernatori kërkon dëmshpërblim në afro 500 mijë euro.
(Përfaqësuesi ligjor Bankës së Shqipërisë dhe ai i Kuvendit në gjyqin e Fullanit)Për shkak se ai u shkarkua për shkelje ligjore dhe jo për arrestimin dhe akuzat për të cilat mori pafajësinë, padia e tij nuk duhet të pranohet, u shpreh juristi i bankës. Të njëjtin qëndrim mbajti dhe jursti i Kuvendit, ndërsa dy avokatët e ish-guvernatorit,
Erinda Ballanca e Maks Haxhia u shprehën se motivi i vetëm që çuan në shkakrimin e klientit të tyre ishte arrestimi.
Sipas Haxhiajt, nëse Fullani nuk do ishte arrestuar, ai dhe sot do të ishte guvernator pasi pafajsia e fituar në proceset me prokurorinë treguan që ai s’kishte shkelur asnjë ligj.
Një tjetër argument i përdorur nga Banka e Shqipërisë dhe Kuvendi për mospranimin e padisë së Fullanit ishte dhe tejkalimi i afatit të ankimimit me 17 muaj.
Por, për avokatët e Fullanit, ky pretendim është i pavend pasi ata ankimuam sapo morën në dorë pafajsinë nga drejtësia shqiptare.
Vetë Fullani, nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa vendimi për kërkesë padinë e tij pritet të jepet në ditët në vazhdim nga gjyqtari Bezart Kackini.
Para nisjes së procesit gjyqësor, kreu i komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe u shpreh përmes një postimi në Facebook, se në mandatin e Fullanit në krye të BSH-së, perveç
“vjedhjes më të madhe të Bankës së Shqipërisë nga brenda, ka edhe te tjera”.Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.9%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 550
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PD dhe SPAK heshtin, por pse nuk u mor nën hetim Erinda Ballanca (ashtu siç bënë me Klotilda Bushkën)
13 Shkurt, 20:43
-
Arrestimi i Ilir Metës/ Xhixho: Vilson Bala që e rrëmbeu, do drejtojë Policinë e Tiranës! Ballanca: Avokati i Popullit ka nisur hetimet, na ka shqetësuar rasti
13 Nëntor 2024, 13:03
-
Pakti për emigrantët/ Bardhi: Marrëveshja tani e pazbatueshme! Ballanca: Kemi detyrimin të mbikëqyrim të drejtat e njeriut brenda kampit, koordinim me italianët
13 Nëntor 2024, 12:28
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Fredi Belerit s’iu dha leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Avokatja e Popullit: Duhet të propozohen ndryshime në ligj
18 Korrik 2024, 17:23
-
‘Ligjet’, Avokatja e Popullit: Në burgje ushqimi i pamjaftueshëm! Të dënurit në '41 bis' humbën nga 10 kg
21 Maj 2024, 11:21
-
Dy vite pa mandat, Avokati i Popullit mbetet peng i politikës! Asnjë iniciativë nga PS e PD, burime nga palët: Jo diskutim konkret
22 Prill 2024, 20:55
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi, Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulleti! Reagon Avokati i Popullit
1 Shkurt 2024, 18:14
-
Tentativa për të infiltuar të besuarën në drejtësi/ Avokatja e Berishës çon në Kuvend emrin e ortakes së Ismail Mulletit që i dha Shkëlzenit 350 mijë €
30 Janar 2024, 18:55
-
Investigimi/ Familja Berisha tenton të infiltrojë të besuarën në drejtësi! Ortakja e Ismail Mulletit, që i dha Shkëlzenit 350 mijë euro, kalon fazën e parë për në KLGJ e KLP
14 Dhjetor 2023, 17:04
-
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, avokatja e Popullit: Duam më shumë staf për të monitoruar garantimin e të drejtave për azil
22 Nëntor 2023, 12:04
-
Bardhi i shkarkuar nga Basha i nis letër Nikollës: PD gati për dialog me PS-në për Avokatin e Popullit! Të ndërtojmë proces transparent
15 Shtator 2023, 14:16