Pas SpaceX edhe Amazon kërkon
të shkojë në Hënë

Pas SpaceX edhe Amazon kërkon<br />të shkojë në Hënë
Pas shumë dekadave duket sikur Hëna është kthyer sërish në "tokën e premtuar" për njerëzimin.
 
Disa ditë pasi shefi i SpaceX, Elon Musk, deklaroi se kompania e tij do të dërgojë njerzit e parë në një udhëtim rreth Hënës edhe Jeff Bezos, CEO i Amazon ka njoftuar se dëshiron ta zgjerojë aktivitetin e kompanisë së tij në satelitin tonë më të afët.
 
Sipas "Washington Post", Bezos dëshiron të krijojë një shërbim të ngjashëm me atë të "Amazon Prime" në hapësirë.
 
"NASA ka nevojë për të krijuar një nxitje  në sektorin privat për sa i përket shërbimeve të dërgimit të mallrave komercial në hapësirë", shkruan për "Washington Post".
 
Bezo i cili është themeluesi i kompanisë private të hapësirës, "Blue Origin" shprehet se tashmë një teknologji e tillë është në tregun privat të kompanive hapsinore dhe se vet kompania e tij zotëron një anije kozmike e cila ka aftësinë të transportoj në hapësirë 4 mijë e 500 kilogram mallra.
 
Ai gjithashtu shton se dhënia e dritës jeshile për këtë projekt mund të jetë shënojë edhe fillimin e një kolonie të njeriut në  hënë.
 
"Është koha që Amerika të kthehet në Hënë  dhe  këtë herë për të qëndruar. Një zgjidhje për të banuar përgjithmonë hënën është një objektiv i vështirë dhe i denjë. Unë ndjej se shumë njerëz janë të ngazëllyer për këtë", shkruan Bezos.
 
Sipas raportimeve të "Daily Mirror", si NASA ashtu edhe ekipi presidencial i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kanë marrë një propozim nga ana e Bezos në lidhje me këtë çështje.
 
Ndërkohë Bezos ka shkuar edhe më larg propozimit të tij, pasi tani ka zgjedhur edhe vendin ideal në sipërfaqen e Hënës për të krijuar "parkimin" e anijeve të tij.
 
 Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)