Pas sulmeve terroriste në Paris
rritet me 10% popullariteti i Hollonde

Pas sulmeve terroriste në Paris<br />rritet me 10% popullariteti i Hollonde
Popullariteti i presidentit francez Fransua Hollondë është rritur me të paktën 10 % pas atentateve të 13 nëntorit në Paris. E njëjta situatë ka ndodhur dhe me kryeministrin Manuel Vals , popullariteti i të cilit është rritur me 7 % për të njëjtën periudhë .
 
Sondazhi është publikuar në media dhe tregon se qytetarët francezë kanë vlerësuar reagimin e presidentit dhe kryeministrit pas sulmeve terroriste. Po sipas të njëjtit sondazh francezët kane përshëndetur reagimin dhe fjalën e mbajtur nga presidenti Hollandë pas sulmeve duke e cuar në 32 % popullaritetin e tij , 10 % më tepër se në muajin tetor.

Pyetjes nëse Holandë mund të cilësohet një president i mirë 32 % i janë përgjigjur "Po" në shkallë vendi. Simpatizantët e së majtës pro presidentit janë 70 % , por edhe në radhët e simpatizantëve të së djathtës 8% mendojnë se Fransua Holandë është një president i mirë.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai