Dy vëllezërit Geron dhe Mikel Hasanbelliu të akuzuar për vrasje e një personi dhe plagosjen e një tjetri në Belgjikë, teksa shpresonin që të liroheshin nga ambientet e burgut të Peqinit javën e fundit të korrikut, janë arrestuar sërish për t’u dërguar drejt Italisë ku do përballen me akuzën e trafikut të drogës.
Ndaj tyre drejtësia shqiptare ka vendosur të pranojë kërkesën e palës italiane, për ekstradimin në Itali, si të përfshirë në një organizatë kriminale që kishte specialitet trafikun e drogës dhe prostitucionit. Vendimi për ekstradimin e tyre është marrë në 2014 dhe në të njëjtin vit është pezulluar nga ministria e Drejtësisë, pasi dy vëllezërit ndodheshin në burg, duke vuajtur një dënim për vrasje.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)