Pas takimit me Jahjagën, opozita:
Të anulohet marrëveshja me Serbinë

Pas takimit me Jahjagën, opozita:<br />Të anulohet marrëveshja me Serbinë
Opozita e bashkuar edhe pas takimit me presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën i paraqitën kërkesat e Opozitës për tërheqje nga Marrëveshjet me Serbinë dhe nga ajo për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas krerëve të opozitës së Kosovës kërkesat nuk kanë kompromis e as që janë të diskutueshme. Lideri i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha se thirrja e seancës parlamentare do të përshkallëzonte situatën.

 “Presidentes i kemi bërë të qarta kërkesat tona dhe jemi të palëkundur në këtë aspekt. Në si opozitë e bashkuar jemi të vendosur në kërkesat tona dhe në protestën që marrëveshjet mos të zbatohen”, tha Ymeri.

Kryetarët e opozitës njoftuan presidenten se protesta e Opozitës së bashkuar në Kuvend dhe jashtë tij, nuk do të ndalet me asnjë kusht deri në realizimin e këtyre kërkesave. 

Edhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj kërkoi të ketë tërheqje të marrëveshjeve.

“Për Qeverinë ka krizë vetëm kur ka mungesë të numrave, por se kriza në vend tanimë veç po shihet”, tha Limaj.

Ndërsa kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka pohuar se është gabim thirrja e seancës parlamentare. Ai theksoi se qeverisja ka zgjedhur një drejtim të gabuar pasi po mundohet të disiplinojë opozitën duke ushtruar dhunë policore.

Jahjaga ende nuk ka dalë me ndonjë prononcim për mediat. Takimi mes partive opozitare të kosovës dhe presidentes Jahjaga u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një rrugë që do të kthente në normalitet punën e institucioneve, të bllokuara nga veprimet e opozitës.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror