
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Athinë.
Ata kanë diskutuar për zhvillimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Ukrainës.
Zelensky e ka quajtur këtë takim si të sinqertë me Vuçiç, duke thënë se ata kanë interesa të përbashkëta.
“Takim i hapur dhe i sinqertë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, folëm për respektimin e Kartës së OKB-së për paprekshmërinë e kufijve, për të ardhmen e përbashkët të vendeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane dhe mbi zhvillimin e marrëdhënieve tona, e cila është në interes të përbashkët”, shkroi Zelensky në Twitter.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Zelensky takon Vuçiç: Folëm për paprekshmërinë e kufijve! Ursula von der Leyen: I dhurojmë Ukrainës edhe 1.5 miliardë euro shtesë










