Pas takimit privat dy liderët japin deklaratat e përbashkëta! Mitsotakis: Nuk jemi dakord për çështjen e Qipros, dialogu duhet të rifillojë nga ku e la në 2017
Recep Tayyip Erdogan dhe Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po japin tashmë deklarata të përbashkëta pas takimit privat.
Duke përshkruar kontekstin e sfidave në rajon, Mitsotakis theksoi se “është jashtëzakonisht e rëndësishme që muajt e fundit të dy vendet po ecin në një rrugë më të qetë. Të dy vendet duhet të jetojnë në paqe, të diskutojnë me ndershmëri dallimet e tyre dhe të gjejnë zgjidhje”.
Duke kujtuar hapat e ndërmarrë që nga takimi i dy liderëve në Vilnius, Mitsotakis foli edhe për një klimë produktive.
“Takohemi për të tretën herë në gjashtë muajt e fundit”, duke kujtuar hapat që janë bërë në nivelin e tregtisë, arsimit, marrëdhënieve ekonomike, raportojnë mediat greke.
Kyriakos Mitsotakis tha gjithashu: “Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe. Të artikulojnë dallimet e tyre dhe të kërkojnë zgjidhje. Dhe nëse këto nuk kalohen, nuk duhet të prodhojnë tensione dhe kriza. Në këtë drejtim, ne ramë dakord të kapim fillin dhe të kërkojmë mënyra bashkëpunimi. Udhërrëfyesi që kemi miratuar përfshin tre nivele, dialogun politik, agjendën pozitive dhe memorandumin e mirëkuptimit. Ne vetë jemi këtu për herë të tretë në gjashtë muaj. Sot në Këshillin e Lartë po vlerësojmë sërish përpjekjet tona të përbashkëta, të cilat sollën marrëveshje të përmirësuara në shumë nivele”.
Në lidhje me çështjen e Qipros, Kyriakos Mitsotakis tha, se “ne gjithashtu nuk pajtohemi për çështjen e Qipros. Për ne e them qartë, për ne nuk ka zgjidhje tjetër përveç zbatimit të vendimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dialogu duhet të rifillojë nga ku e la në vitin 2017. Vetëm përmes tij mund të ketë përparim thelbësor”.
Lajmi kryesor:
'Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe', Erdogan e Mitsotakis takim kokë më kokë në Athinë! S'gjejnë dakordësi për Qipron: Dialogu të rifillojë aty ku u la në 2017
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3003
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
Greqia duhet pa kushte në krah të Shqipërisë drejt BE-së dhe pyetjeve që nuk iu përgjigjet kryeministri Mitsotakis dhe tanët
10 Janar, 14:22
-
VIDEO/ Arbër Hoxha ‘qeras’ Cannavaron me gol në debutim
10 Janar, 11:20
-
VIDEO/ 'Speciali' Jose Mourinho, mbledh ekipin kundërshtar dhe iu mban fjalimin motivues në fushë
10 Janar, 10:00
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, firmos në Ligën e Parë
9 Janar, 12:09
-
Akuzohet se porositi rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Dritan Rexhepi ekstradohet nga Stambolli! Forcat speciale blindojnë Rinasin
8 Janar, 11:06
-
Greqi/ Virusi HMPV nuk po mbush vetëm spitalet në Kinë, zbulohet një rast edhe në Selanik
8 Janar, 08:53
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Kryepeshkopi Anastas 5 ditë i shtruar në spitalin ‘Ungjillizimi' në Athinë, media greke: Gjendja e tij mbetet kritike
7 Janar, 15:44
-
Dy tërmete shkundin përsëri Greqinë, forca deri në 4,6 ballë! Panik te banorët, ekspertët i tremben pasgoditjeve
6 Janar, 19:57
-
'Zhdukja' e kufirit, grekët dynden në karburantet në Bullgari për naftë e benzinë të lirë
6 Janar, 17:15
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02