Pas tërmetit, draft për auditim teknik! Në sitë institucionet, ndërtesat mbi 50-vjeçare dhe ato private mbi 100 mln lekë

Objektet që janë ndërtuar prej më shumë sesa 50 vitesh do t’i nënshtrohen një procesi të hollësishëm të auditimit teknik, për t’u parë nëse ato plotësojnë kërkesat minimale të rezistencës dhe sigurisë. Pas këtij auditimi parashikohet marrja e masave për të garantuar sigurimin e tyre. Kjo masë vjen pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Një masë e tillë parashikohet në një projektligj të ri, “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.8402, datë 10.09.1998, Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”. Rregullat për mënyrën se si do të zbatohet auditimi dhe cilat do të jenë subjektet që do ta kryejnë atë, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Projektligji propozon ndryshime të termave të ligjit nr.8402, datë 10 shtator 1998, të ndryshuar, dhe shtesa që parashikojnë kryerjen e auditimit teknik të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.

Drafti parashikon gjithashtu se oponenca teknike për projektet e ndërtimit të objekteve do të kryhet nga institutet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve.

Kush do të kontrollohet?

Sipas p/ligjit, do t’i nënshtrohen kontrollit teknik të gjitha:

a) ndërtimet publike;

b) ndërtimet jopublike, me vlerë të preventuar së paku 100 milionë lekë;

c) objektet me akses publik.

Parashikohet verifikimi në mënyrë periodike nga Instituti i Ndërtimit, nëpërmjet kryerjes së auditimeve teknike të punimeve të ndërtimit, në objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar, për plotësimin e kërkesave minimale të rezistencës, qëndrueshmërisë mekanike dhe sigurisë në përdorim

Po kështu, do të propozohen masa përkatëse në rast të mosplotësimit të kërkesave minimale të punimeve të ndërtimit, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja