Aksioni për bllokimin dhe konfiskimin e automjeteve të vjedhura në BE, të cilat më pas janë trafikuar e targuar në Shqipëri, vijon edhe edhe në qytetin e Shkodrës.
Sekuestrohen 5 makina të dyshuara të trafikuara
Rreth 5 automjete të dyshuara të trafikuara janë sekuestruar nga policia e Shkodrës. Dyshohet se këto automjete janë trafikuar nga vendet e BE drejt Shqipërisë.
Automjetet janë me numër shasie të falsifikuar.
Mjetet e bllokuara janë:
-Mercedes Benz
-Volkswagen
-Rover
-Alfa Romeo
-Yamaha (motorçikletë)
Për këto mjete, në vijim të veprimeve, janë proceduar në gjendje të lirë 2 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër
Ndaj tyre janë referuar materialet proceduriale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, dhe stampave” të parashikuara nga nenet 141/a dhe 190 të Kodit Penal.
[gallery]23703[/gallery]
Gjatë fazës së zbatimit të këtij operacioni janë kontrolluar:
-919 mjete
-879 dokumentacione të automjeteve
-1307 shtetas
Gjatë këtij operacioni u kontrolluan dhe u verifikuan 22 shtetas me precedentë kriminalë, për tendencat në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe vjedhjeve.
Gjithashtu nga Sektori i Qarkullimit Rrugor janë vendosur 92 masa administrative ndërsa në operacion morën pjesë 230 forca policore.
Gjatë ditëve të fundit operacioni 'Summer 2017' është zhvilluar edhe në qytetin e Tiranës ku janë sekuestruar 17 automjete luksoze dhe u proceduan 17 persona, edhe në Elbasan u sekuestruan 5 automjete dhe u proceduan pronarët e tyre.
Të gjitha këto automjetet dyshohet se janë trafikuar nga vendet e BE drejt vendit tonë.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO