Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas tre ditëve që nga tërmeti i fortë që tronditi Shqipërinë, ka dalë në terren dhe ka vizituar një familje në Durrës banesa e të cilëve kishte pësuar dëme.

Fatkeqësitë natyrore bëjnë bashkë njerëzit në ditë të vështira. Por e kundërta ndodh në Shqipëri, ku politika ndahet dhe mban qëndrime të ndryshme. Në këtë situatë të vështirë ende nuk ka një mesazh sensibilizues nga opozita shqiptare, ku asnjë ish-deputet nuk ka vizituar qoftë dhe një çadër apo shtëpi të prekur nga lëkundjet.

 'Akullin' e ka thyer kreu i PD, Lulzim Basha vetëm pas tre ditësh i cili u takua edhe me disa banorë që patën dëme nga tërmeti. Deri më sot opozita u mjaftua me një mesazh të Bashës në rrjetet sociale.