E ndërsa të gjithë ishin përqendruar në finalen e Kampionatit Europian në Francë, Shqipërisë i vjen një medalje me një rekord kombëtar në atletikë.
 
Luiza Gega pa shumë zhurmë dhe deklarata, por me punë dhe përkushtim ka siguruar medaljen e argjendtë duke u shpallur nënkampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa në Europianin e atletikës që po zhvillohet në Amsterdam të Holandës.
 
Atletja shqiptare realizoi një paraqitje mjaft të mirë, teksa ishte shumë pranë edhe medaljes së artë në xhiron e fundit duke rivalizuar me atleten gjermane Gesa Krause.
 
Kjo është medalja e parë për atletikën shqiptare në një Europian, ndërsa Luiza Gega vendosi edhe rekord të ri shqiptar në këtë disiplinë, 9'28"52.
 
Tani objektivi i radhës për atleten e talentuar është medalja në Lojërat Olimpike në Brazil, që do të nisin në gusht. 
Luiza Gega
Luiza Gega
Luiza Gega


d.b/shqiptarja.com